Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vasili: Marku e inkriminuar, nuk po heton Ramën, ja cili do jetë fundi i saj ...

Vasili: Marku e inkriminuar, nuk po heton Ramën, ja cili do jetë fundi i saj ...

12:16, 22/09/2018
A+ Aa A-

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar sërish Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku e cila sic tha ai, është kthyer në një mashë të Edi Ramës.

Vasili shkruan se Arta Marku është e inkriminuar dhe nuk po heton kryeministrin e paditur ne prokurori.

Që në 11 korrik, tha Vasili, Rama është paditur në prokurori pasi pashtroi lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj.

Ja postimi i plotë i Vasilit

Arta Marku e inkriminuar, nuk heton kryeministrin e paditur ne prokurori.

Arta Marku me vetedijen e kamikazes po shfaqet hapur nje mashe e kryeministrit duke mos e hetuar ate,duke mos e pyetur dhe duke mos e marre te pandehur. 
Qe ne 11 korrik kryeministri eshte i paditur ne prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem kur ai vete perpara grupit parlamentar te PS deklaroi publikisht:

“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.
Dosja e dhunimit te detyres te Arta Markut po rritet me shpejtesi marramendese dhe ajo pandeh se ky kryeminister do ti dale ne krah ne diten e saj te hallit.Sa naive e shkreta....Nuk e di qe do te jete thjesht nje kufome me shume ne listen e skeleteve ne sirtarin kryeministrit te kapur nga krimi..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz22/09/2018 14:22

Po eshte e vertete qe e ka marre pergjigjen nga nje prej laboratoreve me te mire ne bote nga ai i xibrakes se olsit.

Shto koment

Denonco