Vëllai i Ahmet Krasniqit: Urdhërdhënësit e vrasjes së tij, qeverisin në Prishtinë e Tiranë

Vëllai i Ahmet Krasniqit: Urdhërdhënësit e vrasjes së tij, qeverisin në Prishtinë e Tiranë

12:08, 22/09/2018

Në vitin 2015, vëllai i Ahmet Krasniqit, Behxheti ka lëshuar akuza se vrasësit e ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës janë në pushtet, në Prishtinë dhe Tiranë. Akuza edhe më të drejtpërdrejta ka dhënë Gani Geci, të premten, kur u rrivaros në Prishtinë Ahmet Krasniqit. Geci ka thënë se urdhërdhënës i vrasjes së Krasniqit është Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës ende s’e ka thënë asnjë fjalë për këto akuza.

Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit ka shprehur bindjen e tij se ata që e vranë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin janë sot në skenën politike të Shqipërisë e të Kosovës.

Krasniqi nuk ka dashur të flasë me emra dhe nuk i ka rangut ata në hierarkinë e pushteteve në Prishtinë e në Tiranë, por ka konfirmuar, se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait dhe që janë pjesë e kësaj vrasje makabre, sot janë në dy pushtetet e shteteve tona.

“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës.

Ata i takojnë niveleve të ndryshme të hierarkisë së këtyre pushteteve, por po e them, unë si vëlla i kolonelit, dyshoj se këta persona janë sot në pushtet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë” është shprehur Behxhet Krasniqi.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Të premten, eshtrat e Krasniqit u rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tarasi22/09/2018 13:55

Me se e sakte , vrasesit e kolonel Krasniqit sot jane ne pushtet kendej dhe andej kufirit. Gjarperi me syze Fatos Klosi nese nuk ka gisht vete , di shume gjera. Komunizmi e diktatura enveriane e shkaterruan vendin dje , sot bijte e tryre po bejne te njenjten gje. Koha therret ne skene heronjte e vertete.

Shto koment