Gati arrestimi i Ditmir Bushatit? Jo vetëm në përgjime, por edhe në takime me Bajrët

Gati arrestimi i Ditmir Bushatit? Jo vetëm në përgjime, por edhe në takime me Bajrët

11:48, 22/09/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me konferencën e kryepolicit, Ardi Veliu, i cili bëri të ditur detaje nga operacioni me 11 të arrestuar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Paloka shtron një pyetje lidhur me 6 muajt e përgjimeve.

‘Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.

‘Kemi 6 muaj që i përgjojmë’,- thuhet në deklaratë.

Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me pergjimet e tjera…?, shkruan Edi Paloka në Facebook.

Natyrshem lind pyetja, a duhet policia te marre nen hetim edhe ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati.

Por ministri Bushati në një postim në Twiter thotë se ‘gjuhët e përdala konfirmojnë suksesin e operacionit’.

‘Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin.

Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm’, thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/09/2018 16:05

Ditmiri në burg. Të burgosurit kanë filluar festën, por edhe Ditmiri nuk do ta kalojë keq.

prokurorin apo gjykatesin22/09/2018 13:02

ciao pse skontrolloni edhe telefoni e bes hoxhes qe eshte prokuror apo gjykates sot nuk e di taman se rrin e i nderron postet e tija sipas deshires. shkon nje here ne muaj per mei dhan llogori atij 45 vjecarit qe ashte arrestu ne holland E:Bajri. gjithsesi ne daci me ba pune taman nxjerrni jashte se barabar edhe prej ne burg kan me vazhdu meja nxi jeten qytetarve, vec nqs perdorin burgje te super siguris te larte si 41 bis ne itali.

Bardhi Shkoder22/09/2018 12:58

Po si nuk i vjen turp ketij palaço mashkull qe deklarohet i gezuar per arrestimet kur ka qene vasal i Bajrave tash 5 vite. Me urdher te tyre futen ne liste per deputet Luan Harushen. Me urdher te tyre e te kriminelve te tjere ushtare te tyre kane emruar drejtor e punonjes ne te gjitha institucionet e Shkodres. Tashti ben sikur gezohet, por me te vertete eshte ne hall se ka frike nga badat dhe njerezit e tyre pasi i kerkojne lirimin e menjehershem.

Artan22/09/2018 12:17

Shikoni tenderat dhe blerjet qe jane bere ne te gjitha ambassdat shqiptare ne bote dhe do shikoni cbehet nga Ditmir idioti

Shto koment

Denonco