Strazimiri: Mafia po fiton, ja si u shpërbë grupi i prokurorëve që po heton Saimir Tahirin

Strazimiri: Mafia po fiton, ja si u shpërbë grupi i prokurorëve që po heton Saimir Tahirin

09:52, 22/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Gent Strazimiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që po trondisin organin e akuzës në Shqipëri.

Strazimiri shkruan se kjo që po ndodh në Shqipëri ka ngjashmëri të frikshme me Italinë e 30 viteve më parë, kohë në tëm cilën vendi po vuante brutalitetin e mafias.

Deputeti opozitar i është referuar shpërbërjes së grupit të prokurorëve që po hetonin ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri me të njëjtin vullnet politik dhe të njëjtat vota që emëruar edhe Arta Markun si Prokurore të Përgjithshme.

Ja postimi i plotë i Gent Strazimirit    

Deri tani jemi 2-0 në favor të Mafias (sepse Mafia luan "në fushën e vet"...) !!!

"... nese (ata, pushteti) kane vendosur te eleminojne prokurorine anti-mafia, opinioni publik duhet ta marre vesh! Nese kjo duhet te ndodhe, le te ndodhe para kamerave, ne syte e te gjitheve...dhe opinioni publik bëri mrekullinë, u ngrit dhe ...." (min 4:17)
Paolo Borsellino.
Është dëshmia e tij e fundit, 21 ditë përpara se ta vrisnin, mbajtur në Universtitetin e Palermos gjatë një përkujtimoreje në nder të Giovanni Falcone, që vetëm 30 ditë më parë ishte vrarë po ashtu nga Mafia.
Të dy u ekzekutuan brenda 50 ditëve, pa u mbushur 4 muaj nga përfundimi edhe ne Kasacion i procesit gjyqesor historik anti-mafia....
Ngjashmëria me metodat që po përdoren këtu, është e frikshme:

54 dite pasi pengoi arrestimin e Sajmir Tahirit ne Kuvend (25 tetor 2017), Edi Rama paralajmeroi prokuroret duke u imponuar ne krye Arta Markun (18 dhjetor 2017) permes ekzaktesisht te njejtave duar e vota deputetesh qe penguan arrestimin e Sajmir Tahirit.

Pergjigje e menjehereshme, anti-ligjore, anti-kushtetuese, brutale si sinjal ndaj cilitdo magjistrati qe donte te kalonte "Vetting-un" qe kontrollon qeveria permes te njejtave duar, vota e persona qe penguan arrestimin e Tahirit dhe imponuan Arta Markun.

320 dite pas votes per te mosarrestuar Saimir Tahirin dhe 266 dite pas votes per te imponuar Arta Markun, me 18 shtator 2018, Prokuroria e Krimeve te Renda vendos sekuestron mbi pasurite e Habilajve, anetare te grupit kriminal te Sajmir Tahirit. 
Brenda 48 oresh, Saimir Tahiri dhe Habilajt shperbejne, eleminojne grupin e prokuroreve qe i akuzon, permes Arta Markut prokurores se mbeshtetur nominalisht dhe numerikisht nga te njejtet deputete te pushtetit, te cilet penguan te njejtet prokurore te shkarkuar kur kerkonin arrestimin Saimir Tahirit.

Por ju mos u shqetësoni! Këtu nuk do ketë as autobomba e as atentate sepse këtu nuk ka asnjë Borsellino e as Falcone, e aq më pak opinion publik! 
Gjumë të ëmbël e një natë pa makthe në këtë Shqipërinë reale, se fundjavën e qetë me pamje nga Shqipëria 3D, do jua urojë "Ai", "i madhi në Tiranë" , nesër që në mëngjes!!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp22/09/2018 10:08

Z.Strazimiri, ketu ka Borselino edhe Falkone,por fatmiresisht deri me sot nuk kane fatin e tyre.Ka opinion publik, ndryshe nga çfare llomotisni Ju.Ketu nuk ka opozite.U kthyet nga Vlora?.Kush eshte stacioni juaj i radhes?.

Shto koment

Denonco