Pas prishjes së shtëpive banorët e Jalës në mëshirë të fatit! Apelojnë për ndihmë ...

Pas prishjes së shtëpive banorët e Jalës në mëshirë të fatit! Apelojnë për ndihmë ...

21:24, 21/09/2018
A+ Aa A-

Banorët e Jalës të cilët u janë prishur shtëpitë nga IKMT-ja, bëjnë apel për ndihmë, pasi janë n kusht të mjerueshme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka bërë publike letrën e familjes Bala nga Jala, e cila shkruan se që prej ditës që u është prishur shtëpia, ata gjenden në qiell të hapur, ndërkohë që i bëjnë apel shtetit tu vijë në ndihmë.

Ja çfarë shkruan Shehaj;

NJE THIRRJE MEDIAS

Familja Bala me ka derguar kete email i cili eshte thirrje per ndihme. Eshte e kote t’i drejtohem Prokurorise, e cila nuk ka hapur asnje ceshtje per te mbrojtur te voglin nga i madhi, te dobetin nga i forti, viktimen nga agresori, nderkohe qe gjykatat jane asgjesuar.

Keshtu po jua percjell mediave duke besuar qe te pakten te degjohet zeri i kesaj familjeje familjes, te ciles i eshte grabitur prona me force njesoj si ne kohen e diktatures komuniste.

Letra e familjes Bala.

I nderuar zoti Agron Shehaj,ju falenderojme juve personalisht ne radhe te pare dhe subjektin qe ju perfaqesoni,qe ishit te vetmit qe na u gjendet prane ne momentet me tragjike te jetes sone!Ju u perballet nga afer me masakren e pameshirshme qe shteti yne ushtroi kundrejt shtepive tona,duke na shkaterruar totalisht mundin dhe djersen e jetes sone.Gjithashtu ne menyre barbare na prishen dhe shtepine e babait tone qe e kemi me hipoteke,e cila nuk ishte ne planin prishes te IKMT-se.Nga kjo tregohet qe shteti yne nuk ka pasur si qellim thjesht prishjen e objekteve te skualifikuara nga Aluizmi Vlore,me te vetmin pretekst se shtepite tona ishin ndertime te pa ligjshme ,por shfarrosjen e cdo prone tonen,pra dhe ato te ligjshme.Ne e vertetojme me dokumentin hipotekor qe disponojme.Gjithashtu situata eshte akoma me dramatike,ku familjet tona jetojne ne qiell te hapur qe diten pas prishjes.S'kemi as kushtet me minimale per mbijetese.Jemi te dhunuar jo vetem fizikisht,por edhe psikoligjikisht.Ndihemi te diskriminuar si shqiptare nga shteti shqiptar.Kemi bere kallzim penal per Dallendyshe Bicin,Fatmir Meten,inspektoreve te IKMT dhe drejtuesve te policise se shtetit qe ju erdhen ne ndihme diten e prishjeve.Kerkojme mbeshtetjen tuaj maksimale.Me respekt,familjet Bala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco