Xhafaj ‘ia zhyt’ pararendësit: Policia në kohën e Tahirit njësh me drogën

Xhafaj ‘ia zhyt’ pararendësit: Policia në kohën e Tahirit njësh me drogën

21:22, 21/09/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i ftuar në emisionin “Provokacja” transmetuar mbrëmjen e sotme, ku foli mes të tjerash edhe për punën e Policisë. Xhafaj pohoi se pason një periudhë në të cilën Policia, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën.

“Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për Policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e Policisë me fenomenin”, tha Xhafaj. 

“Por ama duhet të themi edhe një gjë tjetër, brenda harkut të dy vjetëve kemi bërë atë që nuk është mundur të bëhet për 25 vjet. Këtë fenomen të mos e kemi më prezent, jo më në ato përmasa, por në përmasa që janë të krahasueshme me të gjitha vendet e Europës dhe me shumë vende të rajonit”, shtoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco