Rama në ‘Opinion’! Zbulohet mesazhi sekret që Sali Berisha i dërgoi Blendi Fevziut për Ramën

Rama në ‘Opinion’! Zbulohet mesazhi sekret që Sali Berisha i dërgoi Blendi Fevziut për Ramën

17:25, 21/09/2018
A+ Aa A-

Intervista e mbrëmshme në emisionin “Opinion” ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama, ka patur një prapaskenë mjaft interesante.

Në kuadrin e logoresë së zakoshme dhe bajate që Edi Rama lëshon sa herë flet për ish kryeministri Sali Berisha, ky i fundit e ka gjetur të udhës ti dërgojë një mesazh pasaardhësit të tij mjaft të fortë, por indirekt. Për këdo që beson se Sali Berisha e ka shumë numra në rubrikën e tij të kontakteve në telefon, duket qartazi që ai i Edi Ramës nuk figuron.

Dhe në nevojë për të treguar të gjithë përçmimin e tij për kundërshtarin politik, ish kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një sms moderatorit të “Opinion”, Blendi Fevizu ku i shkruan: “Blendi të lutem se nuk e kam numrin e tij, por përcillja këtë foto me mesazhin tim: para se të përmendësh emrin tim me gojë, kujdesu njëherë për higjenën tënde personale”. Mesazhi shoqërohej edhe më një foto të Edi Ramës ku duket qartë një nga treguesit e raportit të tij të vështirë me higjenën, mbajtja e thonjëve të gjatë.

Përgjatë emisionit moderatori Fevziu nuk e ka lexuar mesazhin, por në fund të saj me shumë gjasë ia ka treguar Ramës reagimin e ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit nuk është i vetmi që e ka vënë në pah raportin problematik dhe armiqësor të Edi Ramës me higjenën personale. Vite më parë gjatë betejës politike mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos, ishte ish kryeministri që tregoi prapaskena të gjendjes në të cilën ndodhej Edi Rama në Paris kur ai shkoi ta rekrutonte si Ministër i Kulturës. “E mora Ramën me thonj pa prerë nga Parisi dhe e bëra ministër”- deklaronte Nano në vitin 2001 gjatë fushatës për “Katarsis” në PS.

Dhe pikërisht, thonjpapreri i përjetshëm ishte dje në “Opinion” kur ndërsa pyetj për debatin e kufijve Kosovë-Serbi, deklaronte se nuk kishte asnjë ide. Dhe pavarësisht se nuk kishte asnjë ide, ai i cilësoi “përralla” qëndrimet publike të mbajtuar një javë më parë nga ish kryeministri Berisha. Sa për faktin se kush tregon përralla mbi debatin në fjalë, u duk qartë audienca që patën në njëjtin emisionin për të njëjtën çështje si Edi Rama dje, ashtu edhe Sali Berisha një javë më parë.

 Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqet përkatëse të Facebook-ut, rezulton se intervista e Berishës në “Opinionin” është ndjekur nga jo më pak se 7500 ndjekës në kohë reale, ndërsa Edi Rama në rastin më të mirë nuk arrit më shumë se 5200 ndjekës dhe kjo vetëm për pak minuta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Apollonia22/09/2018 08:14

Pordhe me rigon.

Shto koment

Denonco