Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Grushta dhe shpulla mes prokurorëve tek Krimet e Rënda

Grushta dhe shpulla mes prokurorëve tek Krimet e Rënda

13:39, 21/09/2018
A+ Aa A-

Situata në institucionin e Prokurori është jashtë kontrollit.

Vendimet pa asnjë bazë të Arta Markut kanë sjellë një rebelim të vërtetë brenda institucionit të prokurorisë.

Lëvizjet të pabazuara në ligj dhe të motivuara politikisht kanë sjellë rebelimin e Prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Një ditë më parë Arta Marku vendosi të çojë në hetim disiplinor 10 prokurorë të Krimeve, me arsyetimin se nuk kishin pranuar të merrnin dosjen Shullazi.

Por pas këtij vendimi, Arta Marku ka vendosur sërish jashtë kompetencave të saj, që të transferojë 3 prokurorë.

Kjo situatë ka sjellë edhe një përplasje të ashpër brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Drejtuesja e këtij institucioni nuk ka lejuar prokurorët që të futen në institucion, duke sjellë acarimin e madh të situatës.

Prokurorët janë futur brenda ambienteve dhe burimet thonë se aty ka pasur një debat të ashpër që ka shkuar deri në përplasje fizike mes drejtueses së Prokurorisë, Donika Prela dhe një prokuroreje.

E gjithë situata ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme.

Pas këtij incidentit, Prela ka kërkuar ndihmën e policisë dhe në vendngjarje ka shkuar edhe vetë drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Situata ka vazhduar të jetë e acaruar dhe për këtë arsye, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë qëndruar dy grupe të gatshme të policisë.

Edhe sot, situata vazhdon të jetë e acaruar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco