VIDEO përgjimi/ Shembjet në Jalë, inspektorët-pronarit: Të jepje diçka, e kishe mbyllur!

VIDEO përgjimi/ Shembjet në Jalë, inspektorët-pronarit: Të jepje diçka, e kishe mbyllur!

13:20, 21/09/2018
A+ Aa A-

Pronat e familjes Bala në Jalë, shtëpi banimi dhe lokale u shembën nga fadromat e IKMT-së, 4 ditë më parë (18 Shtator).

Aksioni u shoqërua me përplasjen e familjarëve me policinë të cilët kundërshtonin shembjen e objekteve.

Familja Bala që përbëhet nga 7 kurorë, ndryshe 30 persona ka mbetur në qiell të hapur. Ata janë shprehur të revoltuar dhe akuzojnë drejtpërdrejt qeverinë se u ka grabitur pronën e tyre.

Sot është bërë publike një video-regjistrim ku shihen me zë e figurë inspektorët e IKMT-së Vlorë që ‘mësojnë;’ pronarin që të japë rryfshet për të shpëtuar pronën.

Videoja amatore është regjistruar me celular në lokalin (tashmë të shembur) të Balave më datë 2 shtator.

Siç shpjegon Esmeralda Bala, në tavolinë janë të ulur vjehrri i saj dhe 3 inspektorë të IKMT-së. Ata i thonë se “ne bëjmë detyrën si për ju ashtu edhe për biznset e tjera në Jalë”. Në bisedë dëgjohet inspektori që thotë se ne kemi vajtur edhe tek hoteli tjetër dhe i kemi çuar procesverbal, por seç bën ai lart është punë e tij. Pra lë të nënkuptuar korrupsionin që bëhet në zyrat e shtetit. Po kaq, inspektorët e IKMT-së i thonë pronarit të objekteve se duhet të kishe ecur edhe ti, duhet të jepje diçka.

Edhe pse kjo në dukje duket si këshillë miqësore në thelb tregon realitetin shqiptar se punët rregullohet me mik dhe me para! Dhe madje rregullohen me zyrtarë të lartë.

Biseda e zbardhur:

Inspektori: Kur të vijë puna lart thonë ma bëri kryeinspektori.

Pronari: Nuk të prek njeri me dorë se vjen me pushtet ti këtu.

Inspektori: Na nxorën traun atje, vajtëm me makinën e punës dhe na tha nuk lejohet brenda. Ca thua ti ore…

Pronari: Ne i kemi miq

Inspektori: Po bënin dy pishina të mëdhaja ata, njëra ishte me leje, tjetra pa leje.

Inspektori: Në të gjitha objektet ka bërë ai ne i kemi vajtur, kemi lënë procesverbal, se ca bën ai lart është puna e tij. Unë me timen e kam bërë, jam në rregull…

Pronari: Janë me radhë këto punë, vajti në Llogara ai s’pranonte fare se ishte pronar.

Inspektori: Të ishe ulur, ta kishe mbyllur, të jepje diçka…

Pronari: Ku do gjej unë jemi 20 vetë pa pune, me këtë jetojmë. Jam i shpronësuar nuk kam një metër katror në pronat e mia.

Ditën kur është regjistruar kjo video, inspektorët kanë lënë edhe procesverbalin për konstatimin e objekteve pa leje ndërtimi. Aty shihen emrat e inspektorëve që kanë firmosur, ndërsa subjekti ka refuzuar te firmosë.

/Opinion.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco