Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Del jashtë kontrollit situata në Prokurorinë e Përgjithshme

Del jashtë kontrollit situata në Prokurorinë e Përgjithshme

10:23, 21/09/2018
A+ Aa A-

Një nga njerëzit më të besuar të Prokurores së Përkohshme Arta Marku ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka pranuar që të hetojë 10 kolegët e tij të Krimeve të Rënda.

Sokol Stojani ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori.

Ai nuk ka nuk pranuar të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të djeshëm të Arta Markut për procedim disiplinor ndaj tyre.

Por situata duket se është më e rëndë se kaq.

10 prokurorët që janë vënë në hetim disiplinor kanë paditur vetë kryeprokuroren e Përkohshme dhe kërkojnë të rrëzojnë urdhrin e saj, që sipas tyre është jashtë kompetencave të saj.

Një ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe transferimin e tre të tjerëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi vl 22/09/2018 17:32

Arta eshte figure do te luftoj krimin po kush e le te shkreten sa ben nje gje opozita thot eshte e lidhur me krimin! Po vin votimet puno opozit se do fitoj prap Rama me kete mendje qe kini ju.

Shkodran21/09/2018 11:15

Eh qu dogje si figur moj e shkrete...

Shto koment

Denonco