Rama ka frikë nga vettingu! Ja çfarë thotë para analistëve

Rama ka frikë nga vettingu! Ja çfarë thotë para analistëve

22:54, 20/09/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, i ka thënë ‘JO’ propozimit të bërë nga opozita për vettingun për politikanët.

Nga studio e ‘Opinion’ Rama e ka cilësuar këtë propozim si jo normal. Sipas Ramës, vettingu i politikës do të bëhet nga prokurorët dhe gjykatësit, pasi të përfundojë vettingu në drejtësi.

‘Nëse nuk doni ti konfondoni, lëreni gurin që ka hedhur Luli në lumë. Qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë, është që unë s’kam frik t’i ke frikë. Nuk është vetting por paloçollëk ky propozim i bërë’, tha Rama.

Kujtojmë që vettingu në polici, në prokurori dhe gjykatat, largon menjëherë nga puna të gjithë ata punonjës policie, prokurorë dhe gjyqtarë që kanë njohje me persona të inkriminuar.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vijon të kryejë detyrën, edhe pse vëllai i tij sot ndodhet në burg, i dënuar për trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DERIKUR21/09/2018 10:30

Te gjitha Poshtersite korruptive kane dale ne Siperfaqe, te gjithe i dijme dhe i prekim cdo dite, Opozita flet dhe cirret perdite, Bota i din me detaje , ka shume mundesi qe dhe nderkombetare te jene te implikuar, DHE ASKUSH NUK JEP NJE RRUGE PER ZGJIDHJE! DERI KUR?! KU eshte destinacioni jone? Eksperimenti shkaterrues?!

Toni21/09/2018 08:17

Vetingu nga kush,,,,, nga ato qei kan zgjedhur me gisht .ne shqiperi nuk ka dhe nuk ka per te pasur veting.ne vendin tone dhant zoti dhe u bafe ndonje , epa pritur nga zemrimi i popullit, kto qe na drejtojne ne kan vetem nje qellim ta mbajn diri ne piken efundit, ku mos ketme qfhar me marr na ai vend vend i mallkuar se vetem i bekuar nuk mund te jete, veni jon ka me shum se as nje vend tjeer i botes te korruptuar, hajduter tedroguar kultivues dhe trfikante droge kto jan mdas frymes popullsis.kta siq duket e kan si metoda e partis punes kur benin kondraband dhe e shisnin siitje eksporti.DHE ATEHERE! ISHTE E DREJTUAR NGA SHTETI E!? PO SOT KUSH I DREJTON KLANET!? Nuk ka dhe nuk ka per te pasurveting tek ne vetem shou, sikur po bejne veting.opozita sa te ket rrogat e parlamentit do sillet neperrrethe dheas gje ska per te nxjerrur ne drit, nuk ka me shqiptar qe te nrihen per aspirata kan hikur dhe vazhdojn te hikin.ato qe jan aty kan ngelur si mazhoranc si te privilegjuarit e asaj kohe para 90tave, kto po konsilidojnat qe ju hiku nga dora baballareve te tyre dhe gjysherve te tyre, PAK SHPRES DHE POTHUJ FRE?

t21/09/2018 07:16

Vetingu ne drejtesi ,qe po e ben nje politike e inkriminuar eshte reforme sa per sy e faqe te evropes,si çdo reforme tjeter qe ka bere rilindja ,asgje e mire nuk ka per te dale nga ajo.besim ne popull do ngjallet vetem kur te shoh vip-a te politikes qe te hyjne ne burg per korrupsion.

Daj Jaku20/09/2018 23:41

Akoma me veting juve ore? Nuk u lodhët me mashtrime. E pamë si përfundoi i pari.Rrëzoni EDramën e pastaj bëni veting sa të doni, por pa harruar vehten.

Shto koment

Denonco