Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Kryemadhi: Banda ka patur dhe në ’97-n, por sot ...

Kryemadhi: Banda ka patur dhe në ’97-n, por sot ...

22:03, 20/09/2018
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin “Open”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për lidhjet e politikës me krimin.

Eni Vasili: Çfarë është binomi krim-politikë?

Monika Kryemadhi: Ne kemi 27 vjet që jemi në tranziocion. Kemi pasur përherë probleme me bandat. Ka pasur banda edhe në 97, por sot në Shqipëri situata është alarmante.

Asnjëherë s’ka bërë vaki që krimineli apo banditi të ishte pjesë e vendimmarrjes.

Pjesë e vendimmarrjes nuk është vetëm të qënit përfaqësues në qeveri.

Por, memoria e kryeministrit është si ajo e peshkut që mban 3 sekonda harron.

Nuk është problem për të larguar njerëzit nga politika. Problemi është që krimineli të shkojë në burg, jo të vazhdojë të bëjë lekët e  drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco