Rama shtrembëron Rugovën, merr në mbrojtje Thaçin

Rama shtrembëron Rugovën, merr në mbrojtje Thaçin

22:01, 20/09/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, në tentativë për të mbrojtur idenë për shkëmbimin e territoreve mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka shtrembëruar kontekstin e fjalëve të thanë nga ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kanë qenë analistët e pranishëm në studion e ‘Opinion’ të cilët kanë ndërhyrë duke i thënë se Rugova është shprehur për ndryshim kufijsh, në kohën që Kosova ishte e pushtuar dhe në gjendje lufte.

Rama: Ndryshim kufijsh jo, shkëmbim territoresh po!

Vangjeli: Po gaboni! E ka thënë në kohën kur Kosova ishte ende në luftë...

Më tej Rama, ka marrë nbë mbrojtje dhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, i cili është kritikuar nga qytetarët e Kosovës si dhe shqiptarët e Shqipërisë, lidhur me idenë për ndryshimin e kufijve.

Sipas Ramës, shqiptarët sot kanë harruar se çfarë ka bërë Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t20/09/2018 22:16

Thaçi ja ka bo vetem pislliqe prandaj u ngrit gjykata speciale,te ciles mundohet me ju shmang me kesoj manovrash qe i sherbejne personalisht vetem atij dhe ketij zorrsgropsit tone

Shto koment

Denonco