Dashamir Shehi: Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë

Dashamir Shehi: Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë

21:45, 20/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i fitojë ato, për të çmontuar më pas të gjithë atë që ka krijuar sipas tij Edi Rama.

“Është absolutisht e vërtetë ajo që thotë edhe Berisha që këtu situata ka degjeneruar në një nivel të tillë që praktikisht të hysh në zgjedhje është e kotë. Ky njeri gjithë dhunën e shtetit e ka vu në shërbim të zgjedhjeve. Ky i ka grumbulluar të gjitha pushtetet në një dorë. Ne po i afrohemi një diktature. Nuk është nevoja të jetë një diktaturë e formës së vjetër. Ky i ka okupuar të gjitha pushtetet.

Ky thotë që vendimi që marr unë edhe në qoftë se është i gabuar, do të zbatohet. Ideja është se këtu nuk vlen më arsyeja. Muaj për muaj bën një gjest për certifikuar a i ka të gjithë nën kontroll! Ky është gjesti i absolutizmit. I ka asgjësuar institucionet. Me hy në zgjedhje në këto kushte do të ishte e pamundur. Edhe të tjerët kanë tentuar të vjedhin zgjedhjet.

E dyta, bashkërendimi me grupet kriminale qytet më qytet, ky është kulmi. Është abuzuar mbi votën nga grupet politike. Krimi është lënë në bordurë në një far mënyre.

Ideja që nuk hyhet në zgjedhje pothuajse është fatalist se këtë do ky, tu thotë shqiptarëve se këta nuk hyjnë në zgjedhje. Ne në zgjedhje do të hyjmë dhe do t'i fitojmë. Do të fillojmë të çmontojmë gjithë këtë makineri në të gjitha drejtimet”, u shpreh Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco