Rama: Do ta prish Teatrin! Ka shumë pak kulla në Tiranë

Rama: Do ta prish Teatrin! Ka shumë pak kulla në Tiranë

21:14, 20/09/2018
A+ Aa A-

Pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve, kryeministri Edi Rama, u shpreh i vendosur për të prishur teatrin Kombëtar.

I ftuar në ‘Opinion’, Rama deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë kulturore dhe historike. Ndërkohë Rama u shpreh se në Tiranë flitet për kulla, por në fakt ka shumë pak.

‘Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Ky objekt nuk përmbush asnjë kriter për të qenë një Teatër Kombëtar. Kjo godinë ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por nuk përmbush as standardet e një teatri normal. Është një godinë ku të gjithë kanë sakrifikuar fizikisht për të luajtur atje. Është një godinë të cilës i ka ardhur fundi prej kohësh. Në rastin konkret është një godinë ku nuk ka asgjë për të ruajtur. Nostalgjia nuk është argument për të mbrojtur një godinë të marrë fund. Një kullë e gjysmë ka në Tiranë prej disa vitesh. Janë shumë pak kulla në Tiranë. Të dyja kullat që janë projektuar, janë kulla që nuk i gjen as në Dubai, as në Milano, as në Paris’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kulllat21/09/2018 05:57

Po normal qe nuk i gjen ne Milano e as ne Paris sepse rujne traditen kurse ky kryeminister matuf bashke me hajdutin lali Erin po shkatarrojne cdo gje qe ju del perpara vetem è vetem per te fituar para

Daj Jaku20/09/2018 23:54

EDrama ndërton kulla në Tiranë duke i dhënë oligarkëve pronat publike me 10% përfitim për shtetin dhe 30% përfitim për xhepin e vet, sepse % në Tiranë është 40% e pallatit për pronarin e truallit. Prandaj pronat private në qendër të Tiranës janë improvizuar si lulishte ndërsa ato shtetërore i jepen ndërtuesave oligarkë, madje edhe duke "falur" truallin shtetëror , ku të paktën 35% e vlerës së ndërtimit kalon paradhënie në xhepat e EDramës. Kjo ka qenë metoda e tij në bashkinë e Tiranës, taksa e kryetarit, që kaloi 200 milion € në llogaritë e tija ofshore. Tani janë mbledhur miliarda € të popullit të cfilitur.

Shto koment

Denonco