Blendi Sulaj në Syri.net: Ja si do të bëhet vettingu në politikë

Blendi Sulaj në Syri.net: Ja si do të bëhet vettingu në politikë

18:33, 20/09/2018
A+ Aa A-

Zv.kryetari i Partisë Republikane i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka deklaruar se i vetmi shpëtim nga krimi është vettingu në politikë.

Sipas tij palët duhet të bien dakord për vetting, më pas do të jenë ekspertët e pavarur të fushës me monitorim ndërkombëtar të cilët do të bëjnë vettingun e politikanëve.

‘Kjo qeveri është palë me krimin. Ne pretendojmë ‘i bëjmë vettingun policit të thjeshtë, ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka vëllain kriminel, ai nuk e lë vendin e punës. Qytetarët shqiptarë e kanë treguar se i kanë humbur shpresat nga kjo qeveri, sepse kemi 300 mijë shqiptarë nga vendi. Ka shumë studentë që thonë nuk vijmë në Shqipëri, sepse këtu korrupsioni është i madh, sot krimi është më i fortë se sa kurrë, sot qeveritarët janë më të korruptuar. Vettingu politik nuk do të bëhet nga politikanët. Siç ramë dakord në parim për dekriminalizimin, siç ramë dakord për Reformën në Drejtësi, ne po kërkojmë të biem dakord për vettingun, dhe më pas të diskutojmë për procedurat e tjera. Vettingu do të bëhet nga njerëz profesionistë me monitorim ndërkombëtar’, deklaroi Sulaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco