Ligji për Teatrin Kombëtar/ Sulaj në Syri.net: Ja çfarë do të bëjë opozita përballë arrogancës qeveritare

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Sulaj në Syri.net: Ja çfarë do të bëjë opozita përballë arrogancës qeveritare

18:22, 20/09/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, zv.kryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj, ka komentuar votimin e mazhorancës për ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sulaj tha se opozita e bashkuar do të vendosë gjatë aksioneve të saj se si do të sillet me këtë veprim arbitrar dhe egoist të mazhorancës.

Ndërkohë Sulaj theksoi se opozita do të gjendet në krah të qytetarëve në mbrojtje të teatrit Kombëtar.

‘Në fillim u bë një ligj për Teatrin i cili pas konstatimeve të gabimeve të bëra nga Komisioni Europian u ndryshua nga qeveria. Por çfarë bëri qeveri, i njëjti ndërtues që ishte herën e parë do të jetë edhe tani. Ligji i teatrit është korruptim, që i vjen mirë vetëm një njeriu që është kryeministri i vendit. Ajo që është tentuar të bëhet gjithë kësaj kohe nga opozita është që në fillim të sensibilizojmë qytetarët të kuptojnë çfarë po bëhet. Ajo që i është bërë e qartë Ramës është që mos bëjë këto veprime sepse në momentin që ai nuk pyet qytetarët, ai nuk do ja dijë më se këtu ka opozitë, qytetarë dhe njerëz më të zgjuar se ai. KY ligj që sapo ka sjellë ai bie ndesh me të gjitha ligjet e tjera të miratuara nga Republika e Shqipërisë. Çështja e Teatrit nuk do të ngelet jetime, në aksionet e ardhshme opozita do mblidhet dhe do të vendosë se çfarë do të bëjë ndaj këtij vendimi arrogant ndaj qeverisë. Ky ligj shkel Kushtetutën, është korruptim, por mbi të gjitha y ligj prek qytetarët shqiptarë. Kjo qeveri në momentin kur do të prishë diçka të vjetër, ndërton një të re, por bashkë me disa biznese të saj. Në të gjitha vendet ku shkelet ligji veprimi i qytetarëve është i legjitimuar’, u shpreh Sulaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/09/2018 23:38

Bla bla bla e nuk e morëm vesh se çfarë do bëni. Sigurisht me lloqe di bëni namin, sikurse me stadiumin dhe sheshin Italia, që u harruan si çdo gjë tjetër.

t20/09/2018 18:29

Te shohim,te shohim,per fjale kemi lulin me te mire se ti,po kur vjen fjala per radikalizem,terhiqni b....

Shto koment

Denonco