Protestë në Tiranë kundër ligjit për Teatrin

Protestë në Tiranë kundër ligjit për Teatrin

22:28, 19/09/2018
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvendosë nesër protestën e saj tek Kuvendi i Shqipërisë ku pritet të miratohet ligji i amenduar për Teatrin Kombëtar pas miratimit të dekretit të presidentit Meta vetëm me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Protesta për mbrojtjen e teatrit do të zhvillohet nesër në orën 09:45 minuta para Parlamentit ku janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje opozitës që nesër në Kuvend të mbrojë Teatrin Kombëtar.

‘Nesër opozita duhet të mbrojë Teatrin në Parlament. Të mos lejohet miratimi i ligjit antikushtetues’, shprehet aleanca.

Miratimi i këtij ligji për aleancën e delegjitimon klasën politike shqiptare. Kujtojmë që maxhoranaca e miratoi dekretin e presidentit Meta që e kthente mbrapsh ligjin për teatrin, duke zgjedhur ta amendonte.

Nga ana tjetër opozita e kundërshtoi fort pasi sipas saj miratimi i dekretit të presidentit do të thotë se bie i tërë ligji poshtë. Ndërsa maxhoranca zgjodhi të bënte vetëm disa ndërhyrje për ta votuar sërish.

Ndërsa Basha ka paralajmëruar sot se nëse deputetët e maxhorancës ngrenë kartonët për miratimin  e këtij ligji për PD-në do të konsiderohen terrorist shtetëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t20/09/2018 08:10

I plasi b.... rilindsave po i quajte ti terroriste,vetem me llafologji merresh o qyqar. si zog qyqe ke mbetur te foleja e pd.

Shto koment

Denonco