Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

VIDEO/ Kush e solli Shpëtim Idrizin tek opozita? Ja si përgjigjet Kryemadhi

VIDEO/ Kush e solli Shpëtim Idrizin tek opozita? Ja si përgjigjet Kryemadhi

20:41, 19/09/2018
A+ Aa A-

Përballë gazetarit Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idrizi iu bashkua opozitës.

‘Shpëtim Idrizin nuk e solli Lulzim Basha, as unë në opozitë. Unë mendoj që kushtet politike në të cilat gjendet sot vendi, çdo njeri i përgjegjshëm gjen e lëviz.

Vjen situata dhe piqet situata. Idrizi kaloi një kalvar shumë të madh gjatë 2017, për shkak të vjedhjes së votës dhe konvertimit të mandateve. Në 8 vite që Idrizi është kryetar i PDIU-së, si kur ishte në koalicion me PD ashtu edhe me PS, ai ka qenë shumë korrekt.

Edhe Idrizi është i gatshëm për të vendosur strukturat në dispozicion të koalicionit opozitar, për të mbledhur vota.

A e ka forcuar Idrizi opozitën?

Çdo moment mendoj që sa më shumë të jemi, aq më të fortë bëhemi. Sa më të përçarë të jemi, favorizon Ramën dhe bandën e tij. Çdo ditë Ramën po e braktisin njerëzit, si politika dhe intelektualët. 

Tashmë ka realitete të tjera përsa i përket opozitës. Edhe vetë Idrizi është koshient dhe të gjithë çamët e dinë, që acarimi që Rama i bëri çështjes çame me Greqinë, ishte një strategji që Rama të afrohet me Greqinë.

Kjo ishte një lojë nga ato që bën Rama, përça e sundo’, është shprehur Kryemadhi gjatë emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco