VIDEO/ Kryemadhi: Shoferi i min. të Brendshëm është vrarë. Nuk ka vetëvrasje me 6 plumba

VIDEO/ Kryemadhi: Shoferi i min. të Brendshëm është vrarë. Nuk ka vetëvrasje me 6 plumba

20:28, 19/09/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, ka folur mbrëmjen e sotme për kanabizimin e Shqipërisë dhe pasojat e tij.

Përballë gazetarit Çim Peka, Kryemadhi ka folur edhe për ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

‘Për drogën, paratë nuk janë dhënë, por ka pasur edhe njerëz të vrarë për këtë gjë. Këto para nuk janë injektuar në ekonominë e vendit.

Këto para nuk janë në Shqipëri? Po ku janë, kush i ka dërguar jashtë këto para. Këtu është çështja që të hetohen edhe ndërkombëtarët që ndihmuan në kanabizimin e Shqipërisë.

Kur nuk gjendet vrasësi i ministrit të Brendshëm, atëherë çfarë pritet këtu.

Nuk di të ketë vetëvrasje me 6 plumba. Opozita nuk mund të mbajë në shpinë njerëz të vrarë të cilëve nuk u gjendet vrasësi, siç ka ndodhur me shoferin e ministrit të Brendshëm’, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco