Zbardhet takimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas

Zbardhet takimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha, me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas

14:36, 19/09/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua sot në Tiranë, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka zhvilluar një tur në Ballkan. Në takim, njoftoi zyra e shtypit e PD-së,  Basha shprehu shqetësimin e PD-së dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, gjatë viteve të fundit, falë lidhjeve dhe bashkëpunimit me politikanët në pushtet. 

Duke iu referuar kushteve të vendosura në Samitin e Sofjes, Basha i konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesën më të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe rrezik për stabilitetin e vendit.  

Basha shprehu gatishmërinë e opozitës  për të vazhduar të kontribuojë në  zbatimin e reformës në drejtësi, bazuar në parimet e respektimit të Kushtetutës, moskapjes partiake të gjyqësorit dhe arritjes së rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje. Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë, Lulzim Basha i shprehu Ministrit të Jashtëm Maas për ndihmën e madhe e të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në 3 dekadat e fundit, veçanërisht për integrimin europian.  “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike”- theksoi zoti Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco