Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Foreign Policy, e frikshme: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

Foreign Policy, e frikshme: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

14:37, 19/09/2018
A+ Aa A-

Revista amerikane, e cila është e njohur për shkrimet e saj rreth çështjeve të politikës ndërkombëtare, ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit kundërshton idenë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve me Serbinë. Autori Michael Rossi, profesor universitar, shkruan se këshillat e këqija për këmbim territoresh dhe shkwmbime të popullsisë nuk do të sjellin paqe. Sipas tij, më shumë ka gjasa të rikthehet gjakderdhja që e kishte pllakosur Ballkanin në vitet '90.

 “Ndarja është një mundësi e keqe dhe shumë e rrezikshme, dhe kjo ide prej shumë kohësh ka qenë e refuzuar zyrtarisht nga të gjitha palët, për arsye të shumta”, shkruan FP.

"Çdo thirrje për rikufizim kufijsh dhe për të shkëmbyer territorin pothuajse me siguri do të degjenerohej në llojin e dhunës dhe shkëmbimeve kaotike të popullsisë që rrënonte rajonin në vitet 1990. Do të ishte një abdikim i lidershipit për të ftuar kthimin e luftërave të tilla në tokën evropiane", shkruan revista e njohur.

Foreign Policy thotë se së fundmi, ndarja do të shkatërronte vitet e punës nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë kryesore të Evropës Perëndimore që kanë dhënë imazhin e hartuar me kujdes të Kosovës për një shoqëri multietnike, si dhe përpjekjet për të bindur bashkësitë serbe dhe shqiptare për të jetuar së bashku.

“Marrëveshjet e mbështetura ndërkombëtarisht midis Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e autorizimeve të autonomisë për serbët e Kosovës do të digjeshin”.

“Kërcënimi që sjell korrigjimi i kufijve mund të hapë Kutinë e Pandorës në rajon dhe kjo do t'i inkurajonte serbët në Bosnjë dhe shqiptarët në Maqedoni të kërkonin aranzhime të ngjashme të shkëputjes territoriale dhe bashkimit me të afërmit e tyre etnikë”, shkruan në artikull.

Po të ndodhte kjo, Foreign Policy thotë se bashkësia ndërkombëtare do të detyrohej të ndërhyjë në Ballkan për të ndalur një tokë të re etnonacionaliste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco