Kryediplomati gjerman, Ramës: ‘Lëri fjalët, duhen reforma, përmbushni kushtet’!

Kryediplomati gjerman, Ramës: ‘Lëri fjalët, duhen reforma, përmbushni kushtet’!

14:02, 19/09/2018
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka qënë I prërë me Kryeministrin Rama lidhur me prespektivën europiane të Shqipërisë.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me shefin e qeverisë shqiptare, kryediplomati gjerman deklaroi se  “prespektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën, atëherë përmbushni kushtet.

Shefi i diplomacisë gjermane deklaroi se që të nisin bisedimet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, duhen reformat.

Më konkretisht Ministri I Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi:

“Në qershor 2019 BE vendosi  mundësinë të nisë bisedimet me Shqipërinë, por per këtë duhen edhe reformat. Ka kundërshti apo rezistence në këto procese qe duhet te kapërcehen që të vijoje perspektiva europaine. Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë. Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën përmbushni kushtet. Rruga drejt BE do të vijojë dhe për këtë keni mbështetjen tonë të plotë.”

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, ka folur me deklarime të përgjithshme e falenderuese për rolin e Gjermanisë në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se Gjermania i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rama falenderoi ministrin gjerman, sic tha ai, “për vizitën dhe që ka zgjedhur që drekën ta kaloni në Shqipëri mes Maqedonisë dhe Greqisë”- tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco