Meta takon zyrtaren e lartë të SHBA: Të rëndësishme reformat që forcojnë shtetin e të drejtës

Meta takon zyrtaren e lartë të SHBA: Të rëndësishme reformat që forcojnë shtetin e të drejtës

13:48, 19/09/2018
A+ Aa A-

Presidenti Meta priti Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Znj. Elisabeth Millard
Presidenti i Republikës të Shqipërisë, SH.T. Z. Ilir Meta priti sot në takim Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Znj. Elisabeth Millard.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës në interes të konsolidimit të ligjit, si dhe të integrimit europian.
 
Presidenti Meta garantoi Znj. Millard se Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.
 
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e finalizimit të dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes që garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.
 
Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco