Rama-Fusha, çmenduri në vjedhje, 6400 euro për një pishë, 2.4 milionë euro për 400 pisha!

Rama-Fusha, çmenduri në vjedhje, 6400 euro për një pishë, 2.4 milionë euro për 400 pisha!

11:35, 19/09/2018
A+ Aa A-

Firma Fusha shpk, e përzgjedhura edhe e preferuara e kryeministrit Edi Rama dhe e kryebashkiakut Erion Veliaj ka përfituar së fundmi 2.6 milionë euro nga qeveria. Këtë radhë, për blerjen e 400 pishave me një çmim marramendës: 6500 euro copa. Partia Demokratike e ka kallëzuar menjëhërë në Prokurori këtë shkelje të radhës, këtë abuzim pa garë dhe ku ligji shkelet me dy këmbët nga Veliaj për të favorizuar Fusha shpk.

Deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi para medias paradite:  “Tani po kthehem nga Prokuroria ku dorëzova kallëzimin penal kundër Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit.  

Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”,  për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa.  

Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standarteve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.  

Në prokurori kam paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat. Kundrejt kësaj situate, Erion Veliaj ka mbyllur sytë dhe Bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”. Në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”,  gjysmën e të cilave pa garë.  

Partia Demokratike ka treguar më herët se pronari i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, është familjar i afërt me Petrit Fushën që, deri dje, drejtonte Prokurorinë e Tiranës, dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Shkëlqim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje.  

Dhe sa para duhet të paguajnë qytetarët e Tiranës që Veliaj të lajë borxhin me Fushajt në kurriz të drejtësisë për Arditin dhe duke vjedhur shqiptarët?! 

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, të mos pengojë hetimin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për aferën korruptive të 2.6 milionë euro për pishat e thara e të prera. Erion Veliaj duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryetarit të Bashkisë nga kryehajduti i Tiranës! ”

DOKUMENTAT E PARAQITURA NGA PD DHE NE FUND VIDEO E KONFERENCES SE BALLIUT:

 

 

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp 20/09/2018 17:27

Ky kallzim penal duhet te shoqerohet me nje tjeter K/P.Po te kalosh nga Bul/Zogu i I, pergjate zgjatimit te bulevardit ne te dy anet e bulevardit, jane mbjelle me fare si spinaqi, shkurre qe pasi rriten ca rrallohen dhe konsiderohen si peme , per te plotesuar "orbitalet"(pyjet)e lali Erit.Korrupsioni me shkurret-peme eshte faqa e ajsbergut e veshtruar nga veriu.Pishat jane faqa e ajsbergut veshtruar nga jugu.Majen e ajsbergut do ta veshtrojne gazetaret kur te udhetojne me avjon.Me pjesen tjeter te ajsbergut, ju lutem mos u merni ,se jemi para zgjedhjeve lokale.Keshtu eshte me inteligjente na meson Lali Eri.

Askushi 19/09/2018 12:11

jane pisha apo pi"""ka? qe kushtojen kaq shume...

Shto koment

Denonco