‘Vrasësi i Azem Hajdarit kërcënoi deputetin e PD’/ Basha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh me kokë

‘Vrasësi i Azem Hajdarit kërcënoi deputetin e PD’/ Basha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh me kokë

19:15, 18/09/2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar ashpër dhunën verbale që ushtroi sot kreu i IKMT-së në Jalë, ndaj deputetit Agron Shehaj. Basha tha se Fatmir Metaj, i njohur ndryshe si Fatmiri i Nasibesë, ka një të shkuar kriminale, pasi është pjesëmarrës në vrasjen e heroit të demokracisë Azem Hajdari.

Ndërkohë Basha ka patur dhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij, në rast se preken përfaqësuesit e opozitës.

Deklarata e Bashës:

Edi Rama çoi në Jal forca të shumta policore për të grabitur tokën e cmuar të Jalit. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe kanë arrestuar edhe të mitur

Sipas dëshmive të banorëve toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Ramës.

Banorët vunë në dukje se qeveria po shemb ndërtesat e tyre pa lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një nga financuesit kryesorë të pasurisë 200 milionë eurosh që OSBE ka deklaruar se Edi Rama posedon, pra kompleksin e Alban Xhillarit, donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e prek.

Deputetët e PD Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj u nisën pasi konflikti ne Jal shpërtheu dhe policia po dhunonte banorët.

IKMT dhe Policia u sollën si banditë me banorët dhe me deputetët e opozitës.

Kryeinspektori Fatmir Meta, Farmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Pd, Agron Shehaj, ndërsa Shehaj po bënte detyrën në krah të qytetarëve, duke i kërkuar kryeinspektorit llogari për veprimet e tij antiligjore.

Për ata që nuk e njohin se janë të rinj ose për ata që e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit te Tropojes ne periudhen me te erret.

Me makinen e shefit te komisariatit te Tropojes Fatmir Meta, banda udhetoi me 12 shtator 1998 per ne Tirane dhe i beri atentat heroin e demokracise Azem Hajdari.

Po atë natë, me makinen e shefit te tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformen e policise u kthye ne Tropoje e pandaluar nga askush.

Nen pergjegjesine e plote te Fatnir Metes, komisariati i Tropojes veshi nen uniforme banden e Haklajve qe terrorizuan te gjithe veriun e Shqiperise.

Gjate kesaj periudhe ne territorin ku drejtonte rendin dhe sigurine publike se bashku me banden, u vodh 3 here banka e kursimeve te Tropojes dhe u vrane 86 qytetare, nje prej te cileve oficer i Policise se Shtetit, brenda ambienteve te komisariatit. Te gjitha me autor banden e Haklajve.

Fatmir Meta u emërua në krye të komisariatit të Tropojës pasi shërbeu si anëtar i bandës së Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës.

PD do të depozitojë një kallëzim për kryebanditin Fatmir Meta. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë per vrasjen e Azem Hajdarit, kamikazët e Edi Ramës në drejtësi mund t’ia bëjnë të lehtë lër pak muaj, por rrota e drejtësisë do të telë kapë për bishti.

Ndërsa padronit të tij, Edi Ramës po i jap këtë paralajmërim: një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama me kokën tënde.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leshi18/09/2018 21:40

Ky te rru sumen

Edlir Rameta18/09/2018 20:16

Fatmir i Nasibese?!kur te therasin apo te njohin me emrin e nenes do te thote qe ske pasur baba ose ke pasur dhe ligjin e ka bere Nasibeja ne kete raste.Ky Fatmiri ndonje legen pa bythe do jete gjersa e therasin me emrin e mamase.Dhe Edvin Kristaq Droga vdes per keta qe i therasin ne emrin e mamase i ka per kollaj ti shaje jo per gje.

Edlir Rameta 18/09/2018 20:11

O Lul Basha lere koken e ketij zvaranikut te Spiro kolekes po shiko organizo popullin te ngrihet ne protesta e ta tiekim zvare Edvin zagarin.Eshte momenti i duhur ,cdo gje ka shkuar ne limitet qe smban me,populli nga shkidra ne konispol po zien vecse pret te ndizet e ti veme flaken monstres Edvin .

shaban demiraj18/09/2018 19:29

doli prap ne skene ky gjobvenesi. pa frike ka bere nja 200 miljon euro. dhe e ka doren shpuz fare. per gjoben te dergon fjale me femra. ka nje eskorte te madhe me femra. edhe atij dajtit ja futi.eshte i zoti. ka bere shkollen e policise ne vitet 90. shkollen e dreqit. zoti i ndihmofte shqiptaret. kane qe ne vitin 98, pra 20 vjet qe vetem ju prishet investimi.

Shto koment