Ministra, deputetë dhe ... emrat njerëzve të Ramës të kapur me krimin

Ministra, deputetë dhe ... emrat njerëzve të Ramës të kapur me krimin

12:20, 18/09/2018
A+ Aa A-

Reu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në mesditën e sotme.

Që në nisje, Basha është shprehur se vettigu do ta pastrojë politikën nga njerëzit e kapur nga krimi.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Kemi Taulant Ballën me Topyta Yaris dhe policia nuk e arreston.

Policia duhet të kishte hapur hetimet me kohë. I ka të gjitha provat e përfshirjes së tij me Bacën e Toyota Yaris.

Prokuroria e korruptuar e  blerë e edi Ramës dhe e Taulant Ballës, që e ka pranuar publikisht miqësinë me anëtarin e bandës së Lushnjes dhe që ai ka përfituar miliona euro tendera.

Dhe Balla na jep dhe mend se si duhet të bëhet Vettingu i politikës.

Alket Hyseni ka rrëmbyer toka në jug.

Arben Ahmetaj ortak në inceneratorët.

Vangjush Dakos i mbyllën hetimet dje e pardje, kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Krimet e Rënda.

Pardje u lirua dhe Ermal Hoxha për sjellje të mirë, sigurisht, se nuk nxori emrin e Olsi Ramës.

Edi Rama ka lepurin nën kapele, nuk ka mizë, por lepurin.

Por lepurin e ka në bark.

Saimir Tahiri u vërtetua se kishte hyrë e dalë me jaht, me Orest Sotën.

Pra, Edi rama është vetë i përfshirë në trafikun kriminal të drogës, përfshirë atë të kokainës përmes vëllait të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco