VIDEO/ Tension në Jale, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtepitë

VIDEO/ Tension në Jale, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtepitë

09:26, 18/09/2018

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.

Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.

Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment