VIDEO/ Tension në Jalë, qytetari: Kryeministër po gaboni rëndë, ja ku e keni mikun tuaj që ka ndërtuar pa leje

VIDEO/ Tension në Jalë, qytetari: Kryeministër po gaboni rëndë, ja ku e keni mikun tuaj që ka ndërtuar pa leje

08:54, 18/09/2018
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.

Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive, shkruan faxëeb.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë IKMT.

Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

Qytetari përmend dhe emrin e mikut të Ramës që sipas tij ka ndërtime pa leje në Jalë dhe nuk e ka gjetur asgjë Alban Xhillari.

‘’Zoti kryeministër sot po në shembni shtëpitë tona, që i kemi ndërtuar me djersën tonë, ju jeni i plotëfuqishëm por po gaboni shumë rëndë. Ja tek e keni mikun tuaj Alban Xhillari që ka ndërtime pa leje dhe nuk e ka gjetur asgjë”, shprehet një prej qytetarëve që po i prishen ndërtesa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco