Fakte tronditëse: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës

Fakte tronditëse: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës

14:02, 14/09/2018

Partia Demokratike ka denoncuar sot publikisht lidhjen e kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me biznesin e lojërave të fatit nëpërmjet vëllezërve të tyre.

PD deklaroi se kompania e njohur e lojërave të fatit, ITGSA, më e njohura ne tregun e bixhozit dhe që njihet me disa emra si Ecobet,  Eurolive, është në emrin e dy vëllezërve Besnik dhe Gramoz Murataj, bashkëpunëtorë të ngushtë të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajt dhe dënuar njesoj si ai në Itali.  Deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë thjesht dhe vetëm fasada, e cila fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt  mbi këtë kompani.

Denoncimi i deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj, më poshtë videoja e plotë::

"Rreth 4 muaj më parë Partia Demokratike publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe GramosMurataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe GramosMurataj janë pjesë e bandës së Agron Xhafës, të arrestura dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Eurolive.

Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.

Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.

Të dhënat - në grafik-  tregojnë qartë se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj. Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij OlsiRama ortak në kompaninë e konçesionitkorruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment