Namik Dokle: Na ishte një herë një PS, kur kishte deputetë të kulturuar, idealistë e të mençur!

Namik Dokle: Na ishte një herë një PS, kur kishte deputetë të kulturuar, idealistë e të mençur!

11:52, 14/09/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë një grup socialistësh të vjetër të kësaj partie janë mbledhur në një drekë shoqërore për të kujtuar kohët e vjetra kur Partia Socialiste nuk ishte bërë ende “Rilindje”.

Ish- deputeti i PS, nëpërmjet një satusi në FB ka treguar arsyen e kësaj dreke mes kolegësh socialistë në parlament, në  legjislaturën 1992 -1996.

Sipas Dokles ky nuk ka qenë një takimi pune, por për tu çmallur, kujtuar ato kohë “të arta” dhe kolegët që janë ndarë nga jeta. Gjithsesi në statusin e Dokles nuk mungon edhe ironia dhe thumbimi që ai i bën PS-së së transformuar nga Edi Rama, i cili e mbushi grupin parlamentar me injorantë, të “shkulluar” me diploma false, të korruptuar e madhe edhe kriminelë të dënuar.

Statusi i plotë i Namik Dokles:

Image

GRUPI I PARE PARLAMENTAR I PARTISE SOCIALISTE

(1992- 1996)

Thonë qe kemi qene grupi me i mire…

Thonë qe ishim idealiste e te vendosur…

Thonë qe ishim te kulturuar dhe te mençur…

Thonë qe ishim shkolle e opozitarizmit…

Por ne nuk u mblodhëm per te përsëritur këto fjale. Ne u mblodhëm thjesht per t’u çmallur me njeri-tjetrin, për te përshëndetur ata, qe për arsye te ndryshme nuk mund te vinin (veçmas shoqen tone Ermelinda Meksi) dhe për te kujtuar shtate koleget qe nuk janë me midis nesh.

Jam krenar qe isha kryetar i këtij grupi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

iliria 14/09/2018 16:32

Sa bukur ! Sikur kete fotografi ta vendosnim ne shkolla dhe femijet qe kane mbetur ne Shqiperi ta shihnin dhe tju fiksonin ne breza .

ArT14/09/2018 13:23

Po, 1. Keni qene grupi me i mire i Pioniereve te Enverit; 2. Keni qene idealistet me te vendosur te marksizem-leninizmit; 3. Keni patur kulturen e Enverit dhe mencurine e tij; 4. Keni patur shkollen e e partise V.I.Lenin si shkolle opozitarizmi. o Dokle, kryeredaktor i fundit i ZP se Enverit.

Shto koment

Denonco