Rama i përfshirë nga frika dhe paniku?! Socialistët shtyjnë votimin për prishjen e Teatrit

Rama i përfshirë nga frika dhe paniku?! Socialistët shtyjnë votimin për prishjen e Teatrit

13:23, 03/09/2018
A+ Aa A-

Duket se mazhoranca dhe kryeminstri Edi Rama po shfaqin shenja frike për çështjen skandaloze të “ligjit special” për shembjen e Teatrit Kombëtra. Në mledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve gjatë diskutimeve për punën dhe kalendarin 3 javor, Partia Demokratike ka kërkuar miratimin e dekretit të Presidentit Meta që do të çonte në një ligj të ri për teatrin. Mësohet se konferenca e kryetarëve e ka shtyre shqyrtimin e këtij dekreti në një kohë të mëvonshme.

Dekreti për teatrin ishte parashikuar të kalonte në Kuvend në datën 13 shtator. Burimet thanë se ky dekret pritet te kaloje ne daten 20 shtator.  Por edhe këtë shtyre, opozita e ka cilësuar thjesht një levizje taktike.

Ligji special i Teatrit Kombëtar, i votuar vetëm me votat e shumicës socialiste më 5 korrik, u kthye nga Presidenti Meta më 27 korrik.

Sipas njoftimit të presidencës, ligji nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar.

Pas diskutimit në komision, ligji duhet të kalojë për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota.

Nëse miratohet sërisht, ligji special e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullaverreth tij, të cilat do të jenë në pronësi të kompanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi03/09/2018 15:02

Rama nuk e rr””” an fare, nuk ka frik nga askush, ai dot eshte si Enveri dikur, por me pasuri me shume akoma.

shkurt 201403/09/2018 13:57

Tani duket i ka ardhur fundi edvin kristaqit,kto jane fjalet e popullit qe vjen nji momente e te munde zollumi.edvin hajduti e banditet e tije po tentojne te prishin ndertesen e teatrit per firmen fusha,e cila pastron parate e droges me ortaket e mose lindjes,me sh edvin ne krye.Po e lejoje opozita nji gje te tiidhe,atehere ata luajne harushe ne rradhe te pare me veten,pastaj me popullin e pa mbrojtur e frkacak.Po tentuan hajdutet e ps te prishin tetatrin,luli i vogel i pd,me partite tjera opozitare,e me turmen duhet te qendrojne para fadromave,qe mose ti lejojne hajdutet ta shembin.Kjo eshte zgjidhja,rruge te mesme nuke ka,jete a vdekje.

Shto koment

Denonco