Zbardhen detaje, ja çfarë diskutoi Basha në mbledhjen e Grupit të PD

Zbardhen detaje, ja çfarë diskutoi Basha në mbledhjen e Grupit të PD

12:06, 03/09/2018
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera hollësi nga takimi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pati sot me grupin parlamentar demokrat disa orë para hapjes së sesionit të ri parlamentar. Burimet nga PD-ja bënë të ditur se prioritet mbetet “çlirimi i qeverisjes nga krimi,  pasi bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka." 

"Në lidhje me Reformën në Drejtësi, janë 11 gjyqtarë të paktën të mbajtur jashtë rregullave, pasi janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillimit. Ndaj, fillimi i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh ne erë parimet kryesore të reformës, - ka nënvizuar Basha. - Po synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshtë me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK."

Po ashtu, theks kreu i opozitës i ka vënë ekonomisë: “Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant ndaj ne do të bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”, ka thënë Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t03/09/2018 12:37

Kjo eshte opozita e ketij humbameno,te evidentoje konçensionet korruptive.o çim peka,me sa duket nuk ju interesojne më komentet e lexuesve,por te pakten mbani qendrime shume kritike ndaj ketij pordhaci qe uzurpoi pd dhe nuk do ta leshoje.me kete ne krye nuk e gjen e keqe plehren rama,ai e ka vertetuar qe nuk i don radikalizmin,por vendi tani per radikalizem ka nevoje qe ta rrezoje ramen,nuk ngrihet populli vet siç kerkon bytha e ketij spurdhjaku,popujt gjithmone kane dashur nje udheheqje te ciles ti besojne,ndryshe nuk ngrihen

Shto koment

Denonco