Situatë e rëndë kriminale veçanërisht në Shkodër, ja pse kjo qeveri i ka duart e lidhura

Situatë e rëndë kriminale veçanërisht në Shkodër, ja pse kjo qeveri i ka duart e lidhura

11:05, 03/09/2018
A+ Aa A-

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka dhënë një deklaratë për mediat sot në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar, i cili ka marrë disa vendime në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar; sipas Vasilit, ato reflektojnë situatën shumë të rëndë politiko ekonomiko shoqërore me të cilën përballet vendi, për shkak të një fajtori të vetëm: qeverisë që drejton dhe kryeministrit si ideatorët, fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm.

"Shqipëria përballet me një situatë të krimit nga më të rëndat ndonjëherë, " tha Vasili, -  në veçanti, Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, krime që kanë nxjerrë qartë në pah një shtet që e ka të pamundur të veprojë, i ka duart e lidhura. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë, se ka qënë përdorues dhe njësh me kriminelët në të gjitha momentet e qeverisjes apo në momentet e marrjes së pushtetit siç janë zgjedhjet dhe për këtë arsye janë kriminelët që drejtojnë edhe në komisariatet e Shkodrës.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco