Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

'Kallam Dështaku vetë udhëton me charter familjar, kurse qytetarët presin 12 orë linjat e tij ajrore'

'Kallam Dështaku vetë udhëton me charter familjar, kurse qytetarët presin 12 orë linjat e tij ajrore'

10:44, 03/09/2018
A+ Aa A-

Problemin e vonesave të avionëve në aeroportin e Rinasit, qytetarë të ndryshëm e kanë denoncuar pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, me shpresën se shqetësimi i tyre do të marrë “fuqi” dhe mbase edhe të zgjidhet ndonjëhërë, si e vetmja mënyrë sesi mund të trokasin në veshët e qeverisë.

Ish-Kryeministri Berisha, duke e cilësuar Ramën me premtimet e tij  të papërmbushura si “Kallam Dështaku”, shkruan në Fb: "Kallam Dështaku vetë udhëton me charter familjar, kurse qytetarët presin me 12 orë në aeroporte, linjat e tij ajrore! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë."

“Përshëndetje Doktor Berisha. Unë jam një qytetar emigrant në Itali, edhe isha me pushime në Shqipëri. Sonte kam avionin me nisje nga Tirana për në Genova në 21:15 dhe në minutën e fundit na lajmëruan që e kemi nisjen në orën 02:00.  Shteti "europian" i Edvin Ramës do të zhvillohet! Budallallëqe! Zhvillimi do të ndodhë kur Edvinin me servilat e tij t’i detyrojmë të kenë turp nga vetja që dalin përpara popullit me shumë premtime boshe e të pavlera.  Në fakt, njerëz të tillë nuk turpërohen nga askush, belbëzojnë sikur ujqërit e uritur për gjah edhe kur fitojnë besimin e presë, i sulmojnë.”

“O Gjigand! Nuk dijmë ku me u anku... Shif çfarë shërbimi na ofrohet në Fiumicino, Romë. Parashikohet nisja në 23.45... nga 19.00 që duhet të niseshim... Anonim ju lutem
Ora 01.20 Dhe tani po nisemi...
BV 2226 Fiumicino Roma - Tiranë”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cufi03/09/2018 12:38

    quajeni Lartëligësia e Tij. do ti mbesi per gjithe jeten.

    Shto koment

    Denonco