Njeriu i Merkelit flet për Shqipërinë: Fatmir Xhafaj nuk duhet të jetë ministër

Njeriu i Merkelit flet për Shqipërinë: Fatmir Xhafaj nuk duhet të jetë ministër

09:50, 03/09/2018
A+ Aa A-

Deputeti i CDU-së gjermane, Gunther Krichbaum është rikthyer duke folur për Shqipërinë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën Panorama, Krichbaum ka folur dhe për Fatmir Xhafën dhe faktin se si mund të qëndrojë në detyrë një ministër që ka vëllain të dënuar për trafik droge.

Kolegët tuaj të CDU-së në Bundestag, Frei dhe Ëadephul, kanë qenë të hapur në lidhje me çështje shumë të “nxehta” të politikës shqiptare. Kujtojmë këtu se Frei ka kritikuar mbrojtjen politike që iu bë ish-ministrit Tahiri, ndërkohë që Wadephul theksoi se ministri Xhafaj nuk duhet të qëndronte në detyrë pas skandalit në lidhje me vëllain e tij. A mendoni se pikëpamjet e tyre janë personale apo ato reflektojnë një pozicion më të gjerë në Berlin?

Në grupin tonë parlamentar është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Wadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco