Meta bisedon me ndjekësit në FB: Kam bërë 500 km ecje nëpër male vetëm në Gusht

Meta bisedon me ndjekësit në FB: Kam bërë 500 km ecje nëpër male vetëm në Gusht

09:16, 03/09/2018
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shuar kureshtjen e njekësve të tij në rrjetet sociale për vizitat e shumta në zonat malore duke promvuar bukuritë e rralla të natyrës shqiptare.

Në përgjigje të një komentuesi, i cili i thotë se nëse dikush e siguron Presidentin në këto ngjitje nëpër male, Kreu i Shtetit i shpjegon se guida e cila i shoqëron ate dhe të tjerë, është shumë i specializuar.

Ai shton gjithashtu se unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje.

Ja përgjigja e plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
 
I dashur Astrit! Duke ju falenderuar për pyetjen dua t'ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua në drejtimin e "Outdoor Kosova", një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking.

Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t'i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi. Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje.

Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje. Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale.

Por ne kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit. Unë do t'i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.

Image

 
Image
400

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco