Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Marrëveshja Vuçiç-Thaçi-Rama i mbyll Kosovës portën për në NATO e BE

Marrëveshja Vuçiç-Thaçi-Rama i mbyll Kosovës portën për në NATO e BE

18:48, 02/09/2018
A+ Aa A-

Shumica e vendeve të BE dhe të NATO që kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë dalë kundër marrëveshjes

Vuçiç-Thaçi-Rama për shkëmbimin e territoreve të bekuar edhe nga Mogherini sepse ata e konsiderojnë atë një marrëveshje që hap kutinë e Pandorës dhe do të shërbente si detonator për shpërthimin e konflikteve neacionaliste në Ballkan dhe përtej tij. Po ti shtohen këtij grupi edhe vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, bëhet e qartë se Kosova, pas miratimit eventual të kësaj marrëveshje antieuropiane, do të zvogëlonte numrin e vendeve europiane e perëndimore pro pavarësisë dhe do të bënte të pamundur anëtarësimin e saj në BE dhe NATO…

Gjermania një forcat kryesore që përcakton prespektivat kryesore për anëtarësim në BE, por jo vetëm, ka dalë qartas dhe ashpërsisht kundër marrëveshjes Vuçiç-Thaçi-Rama të bekuar edhe nga Mogherini për shkëmbimin e territorve mes Serbisë e Kosovës sepse kjo marrëveshje do të destabilizonte Europën. Në këtë rast është logjike që Gjermania të ishte kundër këtij veprimi të pakonsultuar të Kosovës për më tepër që nga të gjithë informacionet dhe analizat e saj rezulton se kjo është një marrëveshje anti-europiane.

Britania e Madhe, një nga forcat kryesore të NATO dhe një nga shtetet e angazhuara fuqimisht për pavarësinë e Kosovës, por jo vetëm, është shprehur haptas dhe ashpërsisht kundër kësaj nisme të Vuçiç-Thaçi-Ramës të bekuar edhe nge Mogherini sepse do të shkeleshin të gjithë parimet për të cilat ajo, në krye të veprimeve të NATO në 1999 është angazhuar për pavarësinë e shtetit multietnik të Kosovës, që as nuk do të ndahet mes shteteve fqinj dhe as do të bashkohet me asnjë nga shtetet fqinjë. Prandaj racionalisht Britania me shumë gjasa nuk do të mund të mbështeste anëtarësimin në NATO të një shteti që shkatërron po vetë parimet mbi të cilat është ngritur dhe mbi të cilat shtetet anëtarë të NATO janë angazhuar.

Vendet serioze të BE dhe NATO që janë shprehur kundër kësaj marrëveshje të Vuçiç-Thaçi-Rama të bekuar nga Mogherini nuk e konsiderojnë serioz madje e quajnë të çuditshme këtë lëvizje të Thaçit Ramës sepse të gjitha këto vende, gjatë të gjithë kohës që nga viti 1999, janë angazhuar fuqimisht për pavarësimin e Kosovës dhe më vonë për anëtarësimin e saj në NATO e BE të bindur se drejtuesit e Kosovës dhe të Shqipërisë do të respektonin parimet e shenjta europiane të sovranitetit dhe të integritetit territorial, veçanërisht në Ballkan, ku ngacmimi sado i vogël i këtyre parimeve nuk është thjesht çështje vetëm e mirëkuptimit mes dy vendeve sepse ndryshimi i kufijve, qoftë dhe i mirëkuptuar, do të mund të kishte në çdo rast ndikim në vendet e tjera përmes efektit dominon do të ishte i menjëhershëm duke çuar në konflikte deri edhe në gjakderdhje…

Ndryshe nga çfarë deklarojnë Vuçiç e Thaçi se kjo marrëveshje do të pasohej nga njohja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në OKB, NATO e më vonë në BE, gjasat janë që do të ndodhte e kundërta.

Kosovën mund ta njihte vetëm Serbia, por kjo do të ishte e pamjaftueshme për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO e BE aq më tepër që gjasat do të ishin më të mëdha për të destabilizuar rajonin dhe tronditur stabilitetin e Europës. Të gjitha këto përfundime dalin po të analizohen me shumë kujdes e qetësisht se çfarë kanë drejtuesit e Gjermanisë dhe Britanisë, por edhe shumë liderë dhe ish-liderë të rëndësishëm europianë.

Problemi i Kosovës është edhe më i komplikuar. Edhe në rastin kur kjo marrëveshje do të dështonte për shkak të angazhimit të vendeve serioze të BE, imazhi i Kosovës në sytë e këtyre vendeve do të ishte shumë negative për të mos përjashtuar rastin që ndonjë prej tyre të deklaronte se një vend i tillë nuk meriton mbështetje për anëtarësimin e saj në OKB, NATO e BE përderisa lidershipi i saj punon kundër parimeve mbi të cilat Kosova është ngritur duke lënë të zhgënjyer dhe të gjithë miqtë e saj që janë angazhuar për pavarësimin e saj brenda kufijve të paprekshëm, pra në respekt të sovranitetit e integritetit të një shteti multietnik që as ndahet dhe as bashkohet me asnjë nga vëndet fqinje. Ka vetëm një mundësi ose të ndalet Thaçi të mos jetë më negociator ose të ndëshkohet nëse ai e kryen një veprim të tillë. Opsioni që duket po

mendon Thaçi e Rama për tu marrë vesh me Vuçiç që ta shtyjnë këtë çështje për më vonë se tani Europa është kundër duket demaskuar po ashtu. Do të ishte naive që në 7 shtatorit në Bruksel të dilte Vucic të deklaronte se nuk ramë dakord me Thaçin, ndërkohë që me shumë gjasa mund të jenë marr vesh për të bërë këtë lojë tinzare, të koordinuar edhe nga Rama nën monitorimin e mentorit të tyre George Soros, sepse e kanë tashmë të qartë dështimin e saj.

Syri.net/ 2 shtator 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi03/09/2018 08:05

Po shifja fytyren pleres si e ka

Shto koment

Denonco