Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Veliaj nuk përmbahet/ Teatri Kombëtar, stallë kuajsh e kazermë fashiste

Veliaj nuk përmbahet/ Teatri Kombëtar, stallë kuajsh e kazermë fashiste

17:55, 02/09/2018
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, e ka quajtur Teatrin Kombëtar një stallë kuajsh e kazermë fashiste. Në përpjekjen e tij për të zhvlerësuar sa më shumë godinën e dy teatrove, atij Kombëtar dhe atij Eksperimental, të cilat kërkon t’i prishë për t’i dhuruar tokën publike kompanisë private “Fusha”, që do ndërtojë aty disa kulla, Veliaj është përfshirë në debat me një komentues.

Ky i fundit i shkruan Veliajt se qytetet që sot kanë më shumë turistë e kanë ruajtur të shkuarën e tyre ndërsa Veliaj i përgjigjet duke i thënë se teatri është një stallë kuajsh e kazermë fashiste. Më teëj komentuesi i sjell të tjerë shembuj kryebashkiakut, që devijon nga debati.

Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar u miratua vetëm me votat e mazhorancës në seancën e fundit plenare, por u kthye mbrapsht nga presidenti Meta për mangësi të shumta.

Ai është futur në kalendarin e Kuvendit në seancën e parë, atë të së hënës, ku mazhoranca pritet të votojë sërish pro prishjes. Prishja e Teatrit Kombëar është kundërshtuar prej muajsh nga qytetarë, artistë e opozita që janë kundër prishjes së godinës dhe faljes së tokës publike. /Hashtag.al.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ronin02/09/2018 19:31

    Ska faj fshatari i ka ardhur dita

    Shto koment

    Denonco