88 mln për një limuzinë, 100 mln për një makinë, luksi i qeverisë Rama

88 mln për një limuzinë, 100 mln për një makinë, luksi i qeverisë Rama

14:04, 02/09/2018
A+ Aa A-

Qeveria Rama urdhëroi shpërdorimin e miliarda lekëve të marra borxh nga FMN, duke i kthyer në bojë për fasada, duke rritur borxhin publik në kufijtë më të lartë në histori.

Është ky denoncimi i bërë sot nga selia e Partisë Demokratike.

Sipas drejtoreshës së departamentit antikorrupsion Lealba Pelinku, vetëm për vitin 2018 qeveria ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë.

Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën prej 61.2 milionë euro.  Pelinku thotë se duke iu referuar shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria.

Deklarata e plotë nga Lealba Pelinku:

Ndërsa Shqipëria kryeson turpshëm listën e vendeve të varfëra, qeveria Rama për pesë vite ka vazhduar praktikën e shtimit të luksit për interesa personale, praktikën e shpërdorimit të parasë publike për luksin personal.

Rama urdhëroi shpërdorimin e miliarda lekëve të marra borxh nga FMN, duke i kthyer në bojë për fasada, duke rritur borxhin publik në kufijtë më të lartë në histori.

Por nuk grabitja nga korrupsioni nuk ndalet me miliardat në të ashtuquajturën rilindjen urbane.

Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro.

Sa më shumë shfleton fletoret e buletinet e tenderave publik, aq më shumë tmerrohesh nga skandali në të cilin është përfshirë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.

Këto dy institucione janë vetëm disa nga lista e gjatë e atyre segmenteve të qeverisë që abuzojnë, keqpërdorin paratë e shqiptarëve, ndërkohë që 38% e shqiptarëve kanë shpenzuar më pak për ushqimet e tyre e të fëmijëve të tyre.

Kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

Në vetëm 8 muaj 20 miliarde lekë i janë hequr shqiptarëve për të blerë a marrë me qira automjete me specifikime që sheikët dhe bosët e mafies ia lejojnë vetes. Kjo sepse zyrtarët e Ramës së charterave, duhet të udhëtojnë si turistë klasi nga një qytet në tjetrin, duke dhënë spektaklet e radhës me një popull që nuk ushqen dot fëmijët e tij dhe që i largon ata nga bankat e shkollës.

113 milionë lekë automjet Sedan blen Kuvendi i Shqipërisë pa iu dridhur dora, ndërkohë që nuk ka parà për të persekutuarit e pronarët e nëpërkëmbur.

Kjo është keqqeverisja që Edi Rama dhe banda e tij në pushtet I ofron sot shqiptarëve. Ndaj Partia Demokratike, fton qytetarët, gjithë ata që ende kanë shpresë se ky vend meriton më të mirën, ti thonë stop qeverisë që vjedh ndihmën ekonomike dhe e kthen në luks për qeveritarët.

Partia Demokratike, me ardhjen e saj në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm I jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar, nga Edi Rama deri tek më I thjeshti firmëtar tendaresh, PPP-shë  apo koncensioni korruptiv në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco