‘La Repubblica’ zhvlerëson ‘investimin’ e Edi Ramës: Transferimi i emigrantëve i pamundur, Shqipëria nuk plotëson kushtet

‘La Repubblica’ zhvlerëson ‘investimin’ e Edi Ramës: Transferimi i emigrantëve i pamundur, Shqipëria nuk plotëson kushtet

18:19, 28/08/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco, ka treguar se pse Shqipëria nuk mund të marrë 20 nga 140 emigrantët e anijes “Diciotti” të bllokuar në Katania.

Trucco bën me dije se ligjërisht të gjithë emigrantët e anijes “Diciotti” kanë të drejtë të kërkojnë azil në Itali, si dhe kanë të drejtën për t’u informuar mbi mundësitë e paraqitjes së kërkesave të tyre për mbrojtje ndërkombëtare në këtë vend. Por është ilegale transferimi i emigrantëve në Shqipëri, saktëson kjo shoqatë.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Reppublica”, kryetari i kësaj shoqate Lorenzo Trucco konfirmoi dy ditë më parë se “emigrantët e anijes Dicotti nuk mund të transferohen në Shqipëri pa dëshirën e tyre. Shqipëria nuk është në BE, është një vend i tretë e nuk dimë nëse i plotëson kushtet e kërkuara për azikërkuesit. Transferimi i emigrantëve në vendet e treta bëhet vetëm me dëshirën e tyre. Në rast të kundërt është një largim me forcë. Transferimi i 20 emigrantëve në Shqipëri është ilegal. E vetmja rrugë që mbetet është ndryshimi i Traktatit të Dublinit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco