Ja përse gënjen Denar Biba për skandalin e përgjimit, e nxjerr blof vetë gjyqtari Ledi Bianku

Ja përse gënjen Denar Biba për skandalin e përgjimit, e nxjerr blof vetë gjyqtari Ledi Bianku

15:25, 28/08/2018
A+ Aa A-

Denar Biba në një prononcim për disa media si “Fax News” fillimisht dhe News 24 më pas, ka pranuar takimin dhe bisedën e bërë në Strasburg në Qershor të vitit 2014 me gjyqtarin tonë në GJEDNJ, Ledi Bianku, por ka mohuar që ta ketë joshur dhe më pas ta ketë shantazhuar në emër të Engjëll Agaçit me ndërprerje të karrierës pas kthimit në atdhe.

Por në  këtë “përgënjeshtrim” të sforcuar (lexo këtu), Biba nuk jep asnjë shpjegim se përse ai gjatë kësaj bisede “miqësore” i thotë  gjyqtarit Bianku, se për takimin është porositur nga Engjëll Agaçi.

Nuk shpjegon gjithashtu fjalitë e artikuluara qartë prej tij, në këtë audio-përgjim:

 “Kemi këto problemet (Proceset në Gjykatën e Strasburgut), e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja ( Siç ndodhi në fakt që qeveria shqiptare kërkoj shtyrje në një kohë të pacaktuar, të të gjithë proceseve shqiptare në GJEDNJ për pronat)…Të lutem tha (Engjëll Agaçi), ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi këtu (Në Strasburg) ka takim (Me Kryetarin e GJEDNJ-së)”.

Por përse gënjen hapur Denar Biba duke e rënduar edhe më shumë pozitën e tij, në gjithë këtë aferë mafioze të paprecedentë?

Përgjigjen e gjejmë te prononcimi që vetë protagonisti tjetër në bisedën që Biba pranon se është zhvilluar, gjyqtari ynë në Strasburg Ledi Bianku, pasi është pyetur nga exit i cili nga burime anonime siguroi audio-përgjimin në fjalë.

“Exit.al kontaktoi me Ledi Biankun, i cili konfirmoi takimi me Bibën dhe në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio, që na u dëgua ne në mënyrë anonime me postë elektronike. Bianku, gjithashtu, pohoi për Exit.al se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Bibën, ai informoi në lidhje me këtë ndikim të papërshtatshmë Kryetarin e atëhershëm të GJEDNJ-së Dean Spielmann”, shkruhet në investigimin e exit.

Pra ndryshe nga çfarë thotë Denar Biba se biseda është e manipuluar, Ledi Bianku, “konfirmon në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio”.

Por ajo që është edhe më e rënda, që nxjerr krejtësisht blof Bibën në këtë përpjekje për të sfumuar këtë superskandal të Edi Ramës e kompani është konfirmimi nga gjyqtari Bianku, se pas kësaj bisede ai ka informuar direkt kreun e Gjykatës së GJEDNJ në atë periudhë, zotin Dean Spielmann, për “ndikim të papërshtatshëm” ndaj tij.

Rasti është aq flagrant dhe i paprecedent, sa që as përpëlitjet e Denar Bibës dhe as belbëzimet e Taulant Ballës nuk bëjnë dot më agjë për të mbuluar një plan gjigant mafioz të Edi Ramë menjëherë pas ardhjes në pushtet, me pronat e shqiptarëve.

 Prandaj edhe organi i akuzës i drejtuar nga e emëruara e tyre Arta Marku vendosi që të hap hetim për këtë megaskandal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco