'Kërcënimi i gjykatësit të Strasburgut në emër të krahut të djathtë të Ramës, provon funksionimin e qeverisë si organizatë mafioze'

'Kërcënimi i gjykatësit të Strasburgut në emër të krahut të djathtë të Ramës, provon funksionimin e qeverisë si organizatë mafioze'

13:49, 28/08/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me ashpërsi sot lidhur me audiopërgjimin e publikuar në media ku dëgjohet sesi nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba kërcënon gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg, Ledi Biankun. "Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama - nënvizoi Basha, -  ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut...Kur Edi Rama arrin të shantazhojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë ta imagjinojë presionin, korrupsionin dhe shantazhin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, peokurorëve dhe anëtarëve të vettingut."

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA?:

Përshëndetje të dashur bashkëqytetarë! Jam sot para jush për të denoncuar një skandal të përmasave europiane.

Siç jeni njoftuar përmes medias sot, një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, të ndikojë për të bllokuar vendimet e Strasburgut për pronat, siç e kërkon qeveria e Edi Ramës dhe kundër pronarëve shqiptarë, përbën provën më tronditëse të zbuluar në këto 28 vite, që fakton që qeveria e Edi Ramës me të në krye tashmë funksionon si një organizatë tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ-së dhe kandidat i Edi Ramës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e sheh dhe e projekton Edi Rama drejtësinë e re.

Pasi ka vënë nën kontroll gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar  gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Regjistrimi audio i publikuar në media, tregon qartë se si Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, shantazhon gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Edi Ramën në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë.

Kërcënimi dëgjohet qartë: Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës “pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë dhe se sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do t’i shërbejë për asgjë”.

Me këtë gjuhë tipike mafioze, i dërguari i Engjëll Agaçit, pra i Edi Ramës, i kujton gjyqtarit shqiptar në Strasburg se:  “ky tren, pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë, nuk do t’i vijë më në jetë”.

Ja pra zonja dhe zotërinj, kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz përbën një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.

Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim dhe çdo hetim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Shantazhi ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, tregon qartë para shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë, mekanizmin që përdor Edi Rama për të kontrolluar çdo vendim të prokurorëve, gjyqtarëve e komisionerëve të vettingut në Shqipëri.

Kur Edi Rama arrin të shantazhojë dhe kërcënojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë të përfytyrojë presionin, korrupsionin dhe kërcënimin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, prokurorëve dhe komisionerëve të vettingut.

Kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, siç vinte në dukje pak ditë më parë edhe Washington Times.

Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Sot një hap i tillë duhej të ishte njoftuar publikisht.

Por kjo nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur sa kohë kemi një Prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Me vënien e tyre para përgjegjësisë penale, një prokurori që i shërben njerëzve dhe ligjit, jo mafias dhe pushtetit, do të provojë atë që dimë të gjithë, se urdhëruesi dhe porositësi i kërcënimit të gjyqtarit shqiptar në Strasburg, është vetë Edi Rama.

Asgjë tjetër nuk e justifikon dot heshtjen e tij i cili sot duhet shkarkonte nga detyra Engjëll Agaçin dhe Denar Bibën e t’ia dorëzojë po sot drejtësisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Majlinda28/08/2018 14:10

Si shperblim per kete sekserllek apo edhe te tjera, Denari ka marre nga Shkolla e Magjistratures dhe Komisioni i Pavarur i Kuaifikimit, futjen me procedure te pershpejtuar te bashkeshortes se tij, per te ndjekur studimet ne Shkollen e Magjistratures, si pjese e 47 keshilltareve qe punojne ne gjykata dhe prokurori. Verifikoni emrin e bashkeshortes se tij, te rubrika shorti e www.kpk.al dhe statusin qe ka hedhur vete Denari ne facebook ne date 14 maj, duke i thurur elozhe bashkeshortes per "triumfin" e arritur...Prokuroria duhet te nis hetim edhe per kete rast, pasi me prezencen e tij, para, gjate, pas provimit ne Shkollen E Magjistratures, ka mundur te siguroj futjen jashte radhe ne KPK mes 47 keshilltareve, qe gjithashtu presin te nisin vitin akademik, si "thel" shperblimi per ushtrim ndikimi ose korrupsion ndaj Gjyqtarit te GJEDNJ.

Shto koment

Denonco