Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Loja e madhe e Ramës me pronat, misioni i Engjëll Agaçit, Niko Peleshit, Alma Hiçkës, Sonila Qatos në Strasburg…

Loja e madhe e Ramës me pronat, misioni i Engjëll Agaçit, Niko Peleshit, Alma Hiçkës, Sonila Qatos në Strasburg…

10:34, 28/08/2018
A+ Aa A-

Në muajin qershor të vitit 2014,  drejt Strasburgut udhëtoi një delegacion qeveritar, i kryesuar nga Zëvendës Kryeministri i atëhershëm dhe Ministër i tanishëm i Bujqësisë Niko Peleshi, dhe I shoqëruar nga Avokatja e Shtetit Alma Hiçkaj, ish-Zëvendësministri i Drejtësisë Idlir Peçi dhe drejtoresha e atëhershme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe Ministre e tanishme e Biznesit Sonila Qato.

Qëllimi i vizitës ishte t’i parashtronte zyrtarisht  Kryetarit të GJEDNJ-së  Dean Spelmann kërkesën, që Gjykata e Strasburgut të pezullonte shqyrtimin e të gjitha rasteve që lidheshin me kthimin dhe kompensimin e pronave, deri në hartimin dhe zbatimin e një ligji të ri mbi pronën, që qeveria do të miratonte së shpejti dhe i cili do të kënaqte të gjitha pretendimet e ish-pronarëve njëherë e përgjithmonë.

Tani pas 4 vitesh të gjithë e dimë  se një ligj i tillë nuk u bë kurrë realitet, por përkundrazi qeveria miratoi në vitin 2016 një ligj që ngjalli kundërshtimin e pronarëve që u ishin konfiskuar pronat për shkak se ai mohon pothuajse krejtësisht kthimin apo kompensimin fizik te pronave dhe premton një kompensim minimal monetar. Akoma më keq, qeveria Rama miratoi në vitin 2015 Ligjin për Investimet Strategjike, i cili i jep të drejtën qeverisë të shpronësonte pronarët privatë për përfitim të sipërmarrësve private, të cilët duan të zhvillojnë mbi pronat e tyre “investime strategjike”.

Edhe më keq akoma, në shkurt 2018, qeveria Rama miratoi një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili në mënyrë të njëanshme pezullon të gjitha proceset e kthimit dhe kompensimit të pronave private në bregdetin shqiptar, me qëllim që ato, përfshi pronat e konfiskuara nga komunizmi, të rezervohen për “investimet strategjike” private.

Gjithë kësaj i shërbeu edhe  vizita e vitit 2014 në Strasburg, kku pjesë informale e delegacionit qeveritar ishte edhe ish-Zëvendës Kryetari i atëhershëm dhe Kryetari i tanishëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Denar Biba. Qëllimi i udhëtimit të Bibës me përfaqësuesit e qeverisë ishte të takonte gjyqtarin shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku, për t’i kërkuar atij të ndikonte tek kryetari i GJEDNJ-së për pezullimin e çështjeve të pronës të qytetarëve shqiptarë.

Në një audio-përgjim të siguruar nga exit.al nga një burim anonime, dëgjohet hapur shantazhi dhe oferta që Denar Biba ka bërë për gjyqtarin tonë në Strasburg Ledi Bianku, e cila duket se është bërë në një mjedis publik, me gjasa bar ose kafe.

Në regjistrim, Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t’i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Edhe pse regjistrimi ka shkëputje, në të dëgjohen qartësisht fjalët e Bibës:

“Më mori Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Exit.al kontaktoi me Ledi Biankun, i cili konfirmoi takimi me Bibën dhe në vija të përgjithshme përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio, që na u dëgua ne në menyrë anonime me postë elektronike. Bianku, gjithashtu, pohoi për Exit.al se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Bibën, ai informoi në lidhje me këtë ndikim të papërshtatshmë Kryetarin e atëhershëm të GJEDNJ-së Dean Spielmann.

Regjistrimi audio tregon si Zëvendës Kryetari i KQZ-së—një zyrtar i lartë i shtetit, i supozuar të jetë i paanshëm—dërgohet në Strasburg nga krahu i djathtë i Kryeministrit Rama, me qëllimin për të ushtruar presion mbi një gjyqtar të GJEDNJ-së për të ndihmuar qeverinë të mohojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë për drejtësi, duke e shantazhuar gjyqtarin se mund të mbetet pa punë pasi të kthehet në Shqipëri pas përfundimit të mandatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist28/08/2018 17:42

Dhe perfundimisht,Rama e beri ligjin per pronat,dhe po "i kenaq te gjithe" bile per nje here ,e per asnje here.Pika,kesaj rilindjeje.

Nebil28/08/2018 14:32

Babai i poshtersise me pronat e pronareve legjitime eshte Sali Ram Berisha njekohesisht edhe shitesi i teritoreve shqiptare “Shqiperia 1 €”.

Shto koment

Denonco