Pas deklaratave për Kosoven, Spahiu: Europa që duam nuk mund të ketë moralin e Petrisch !!!

Pas deklaratave për Kosoven, Spahiu: Europa që duam nuk mund të ketë moralin e Petrisch !!!

10:24, 28/08/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Levizjes Socialiste për Integrim Perparim Spahiu ka reaguar pas deklratve të ish të dërgurait të BE për Kosovësn  Wolfgang Petrisch, duke shprehur keqardhje se si i ka ndryshuar qendrimet e tij që nga koha kur ka qenë ambasador e deri sot.

“Mirënjohje gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch”, shkruan a deputeti në një shenim në rrjetet sociale.

Ja shenimi tij i plotë

Europa që duam nuk mund të ketë moralin e Petrisch !!!

Ambasadori Wolfgang Petrisch, ish i dërguar special i BE në Kosovë, ka qenë deri përpara pak kohësh një mbrojtës i flaktë dhe mjaft i argumentuar i integritetit territorial të Kosovës.

Por po ky Petrisch, që thoshte të tjera gjëra dikur për kufijtë e Kosovës dhe paprekshmërinë e tyre, tani thotë pikërisht të kundërtën.

Diplomatë të tillë, që shesin vlerat e BE për tu berë lobistë me pagesë janë turpi i Europës.
Keta boll të mbushin xhepat në pleqëri, paçka se i fryjnë zjarrit të luftës në Ballkan.

Mirënjohje gazetës së mirënjohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, që na tregoi se Petrisch punon me studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner” për qeverinë serbe dhe tashmë është e qartë për të gjithë pse i gëlltiti paturpësisht parimet dhe fjalët e thëna më parë z.Petrisch.

Europa e Petrisch & co, që shesin e blejnë parimet brenda natës sipas oreksit të klientit te radhës, nuk është Europa që duam.

Europa që duam është vetëm ajo e parimeve të mëdha të demokracisë!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco