Vasili: Shqipëria peng i analfabetëve politikë! Është kaq gomar sa…

Vasili: Shqipëria peng i analfabetëve politikë! Është kaq gomar sa…

13:48, 21/08/2018
A+ Aa A-

Kreu I deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka përdorur një poezi të Bertolt Brecht për të përshkruar aktualitetin politik me personazhet e veta në Shqipëri.

Duke patur parasysh edhe qëndrimet e vazhdueshme të Petrit Vasilit, kuptohet qartë se në focus të sarkazmës së përdorur, është Kryeministri Edi Rama.

Ja postimi I plotë I Petrit Vasilit

Shqiperia peng dhe viktime e analfabeteve politike.....

BERTOLT BRECHT

ANALFABETI POLITIK

Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Ai nuk dëgjon,
nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.
Ai nuk e di se kostoja e jetës,
çmimi i fasuleve,
i peshkut,
i miellit,
i qirasë,
i këpucëve
e i ilaçeve varen
nga
vendimet
politike.

Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar,
lakeu i sipërmarrjeve
kombëtare
e
shumëkombëshe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco