Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xhaferraj, Dakos: Je në zyrë nga paratë e drogës, sezoni turistik tmerr

Xhaferraj, Dakos: Je në zyrë nga paratë e drogës, sezoni turistik tmerr

16:34, 16/08/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj denoncoi sot publikisht infrastrukturën në qytetin bregdetar, dhe sulmoi me tone të ashpra kreun e Bashkisë Vangjush Dako.

Xhaferrajt teksa renditi disa nga problemet që sipas tij ka Durrësi, nënvizoi faktin se rrugët e dëmtuara shkaktojnë edhe rëndim të trafikut. Ai shtoi se “arrogancë buron se nuk janë në ato zyra si rezultat i votës por si rezultat i parasë së drogës, dhe kjo është një arsye më shumë që ky sezon turistik është kthyer në një stres për të gjithë”, tha Xhaferraj.

Reagimi I plotë I Ferdinand Xhaferraj

Ndërhyrjet në rrugë bëhen pa transparencë apo zhvillim të qytetit me planifikim. Nuk ka asnjë tabelë se kur fillin dhe mbaron puna, se kush e ka fituar tenderin, sepse nuk ka dhe bashkia vetëm ka bërë biznesin e radhës.

Qytetarët e dinë që ky qytet ka problem kanalizimet sepse përmbytet disa herë në vit. Ky qytet ka problem mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe Porto Romano është bombë ekologjike. Por këtu bëhen ndërhyrje vetëm për makiazh dhe fasadë.

Rrugët po zvogëlohen dhe trafiku po rëndohet. Zgjerimi i trotuareve nuk është gjë tjetër vetëm afera e radhës për parkingjet me pagesë që planifikon që të bëjë Bashkia.

E gjithë kjo arrogancë buron se nuk janë në ato zyra si rezultat i votës por si rezultat i parasë së drogës, dhe kjo është një arsye më shumë që ky sezon turistik është kthyer në një stres për të gjithë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco