Kundërshtimi i Ramës për varrosjen e Isa Boletinit në Boletin, pjesë e planit për shkëmbim territoresh?!

Kundërshtimi i Ramës për varrosjen e Isa Boletinit në Boletin, pjesë e planit për shkëmbim territoresh?!

14:45, 16/08/2018 Nga Belind Këlliçi
A+ Aa A-

Ishte një kënaqësi e veçantë vizita së fundmi në qytetin e Mitrovicës, e veçanërisht teksa takoja Kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, simbol i një drejtuesi vendor të përkushtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tij.

Bahtiri i cili për të dytin mandat drejton Mitrovicën, pagën e tij ua kishte kaluar në formë burse studenteve ekselentë të Mitrovicës është i qartë në idetë e tij të pa kompromis, për të ardhmen e Mitrovicës, por edhe të Kosovës.

Së bashku me mikun tim, Gazmend Boletinin, vizitova gjithashtu fshatin Boletin (i cili ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës) ku prehen eshtrat e strategut dhe luftëtarit të madh shqiptar Isa Boletini dhe ku qëndron stoike kulla e tij, e cila i ka rezistuar në shekuj luftërave dhe tradhtive. Isa Boletini është simboli i qëndresës së palëkundur, i luftëtarit të madh e të paepur, që sakrifikoi gjithçka për kombin, ndërsa pasardhësit e tij janë shembulli më i qartë që tregon se si regjimi komunist i vrau e persekutoi për dekada me rradhë, ndërsa pinjolli i tyre sot, Edi Rama, bëri gjithçka për të sabotuar varrimin e tij pranë kullës historike në tokën e shenjtë për të, në Boletin.

Nëse në vitin 2015 tentativa e Edi Ramës për të varrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë u mendua se kishte vetëm qëllime elektorale, sot është mëse i qartë plani djallëzor ku Rama është ndër aksionierët kryesorë, për t’ia kaluar Mitrovicën e Veriut serbeve, ne shkëmbim te disa kilometrave të një tjetër toke shqiptare, në Luginën e Preshevës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Lushingabarbullushi16/08/2018 14:52

    Doni me i vu flamurin turk ke pllaka vartit.? Si Jakup Ferrit.

    Shto koment

    Denonco