Si tallet Edi Rama me shqiptarët: 'Nuk kam 30 mln euro për Teatrin', shpenzon 40 mln për zyrat e tij!

Si tallet Edi Rama me shqiptarët: 'Nuk kam 30 mln euro për Teatrin', shpenzon 40 mln për zyrat e tij!

14:12, 16/08/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 40 milionë euro ka shpezuar qeveria Rama në 7 muajt e parë të vitit 2018, për përshtatje ambientesh dhe mobilim zyrash.

Kjo shumë pritet të rritet akoma më shumë në muajt në vijim pasi qeveria ka njoftuar që në shtator do të ketë ndryshime në strukturën e ministrive e agjencive, që kërkojnë dhe përshtatje të zyrave dhe mobilim të tyre. Kjo shumë parash është investuar nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, përpunuar nga Revista Monitor, kjo shumë është sa tre-fishi i shpenzimeve që qeveria harxhoi për të njëjtin qëllim një vit më parë.

Këto të dhëna u bënë publike, si për ironi të fatit, pikërisht në momentin kur në skenën politike tema kryesore është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar.

Qeveria Rama, me justifikimin se një teatër i ri kërkon rreth 30 milionë euro që të ndërtohet, para të cilat buxheti i shtetit nuk i ka, ka miratuar një ligj ‘special’ në shkelje të Kushtetutës dhe MSA-së, për t’ja dhuruar tokën publike kompanisë Fusha, në këmbim të një teatri të ri kombëtar.

Është e njëjta arsye me të cilën qeveria Rama ka justifikuar thuajse çdo koncesion që ka dhënë këto pesë vjet, shumica prej të cilëve u ka garantuar fitime të majme firmave private, një pjesë firma fantazmë pa asnjë përvojë të mëparshme.

Dukshëm, shteti ka para, por Kryeministri Rama ka prioritete të tjera më të rëndësishme se godina e teatrit: mobilimin e zyrave dhe rehatllëkun e zyrtarëve./exit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco