'Ali Baba' në krye të qeverisë i griu 40 milionë euro për WC e kolltuqe, ndërsa për Teatrin s'ka!

'Ali Baba' në krye të qeverisë i griu 40 milionë euro për WC e kolltuqe, ndërsa për Teatrin s'ka!

08:51, 16/08/2018
A+ Aa A-

Shpenzimet e qeverisë për pajisjen e zyrave që kanë kapur 40 milionë euro ose 5 miliardë lekë vetëm për shtatë muajt e parë të këtij viti, kanë ngacmuar vëmendjen e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit.

Në një shënim në rrjetet sociale, Vasili i vë emrin vjedhje këtij “investimi” dhe kreun e qeverisë Edi Ramën me ministrat e tij, i sheh si bandën e Ali Babait me 40 hajdutë. Ironia më e madhe është se këto shifra publikohen në kulmin e betejës që po bëhet me qeverinë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar nga shembja me argumentin se “qeveria nuk ka para”.

“Vetëm për 7 muaj, - shkruan Vasili, - Kryeministri hajdut, alias Ali Baba me të gjithë 40 hajdutët në qeveri kanë badërdisur 40 milionë euro për luks e zyra.
Të gjithe qanin e lanin si legena, qeveri e bashki në TV e nëpër dëgjesa, në konferenca shtypi e nëpër çdo rrëzë përpara kamerave e lehnin pa u lodhur, që "s'kemi fare para,ndaj do t'ia japim gjithë zemrën e Tiranës, privatit, që të na bëjë sevap një Teatër."
Para për Teatrin nuk ka, as për një spital të ri në Fier nuk ka, por ka plot para për t’i vjedhur e grabitur në luks idiotësh. Nuk ka para as për rrugët, as për By Pass-et, as për ngrohjen e shkollave, as për ilaçe, por ka miliona euro për WC-zyrash, fasada, kolltuqe, tapete, mokete. Ja keshtu i vjedhin ditën per diell paratë e shqiptarëve, plot 40 milionë euro, Ali Baba në krye të qeverisë me të gjithë 40 hajdutët e tjerë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ZZIK16/08/2018 19:11

Po vidhet nje popull, e popull s;ka. Ka gjet shesh, e po ben pershesh bastardi komunist.

Shto koment

Denonco